• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali/ Media rumune zbulon se futbollisti Qaka u ble nga një trafikant!

by Java News
19/08/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte një transferim i bujshëm, por fare pak javë pasi ndodhi, po zbulohen edhe hijet e dyshimit me të cilat ishte veshur. Transferimi i Kamer Qakës drejt Steauas së Bukurteshtit, dyshohet se ka pasur lidhje me njerëz që kanë shkelur rregulloret e FIFA-s, por edhe nga njerëz që në të shkuarën e tyre kanë shkelje të rënda ligjore, si përfshirje në organizata kriminale dhe të përfshirë në skandale vjedhjesh.

Dyshimi – Hijet e skandalit janë zbardhur nga mediat rumune. “GSP.ro” ka bërë me dije se në transferimin e Kamer Qakës është përfshirë një kompani, e cila zotëron 25% të vlerës së kartonit të tij. E nga sa bëhet me dije, një palë e tretë e emërtuar “hedbo futboll” që zotëron kartonin e një futbollisti, është diçka e ndaluar nga FIFA. Për këtë, media në fjalë zbulon se kompania e drejtuar nga Arkadie Zaporojanu dhe Viorel Bodiu ka pasur bashkëpunim të ngushtë me skuadrën e Poli Iasit. Vetë presidenti i kësaj të fundit ka pranuar në një intervistë në lidhje me bashkëpunimin që ka pasur me këtë kompani, edhe pse nuk ka deklaruar saktësisht se çfarë marrëdhëniesh kontraktuale ka ekipi i tij me “hedbo futboll”.

Trafikanti – E si të mos mjaftonte vetëm kjo, në lidhje me kalimin e shqiptarit te Steaua, duket se kompania në fjalë ka një tjetër shkelje të rëndë. Krahas rregullores në lidhje me përqindjen e vlerës së kartonit, diçka e cila nuk është zbardhur plotësisht as nga dokumentacioni zyrtar, kompania në fjalë drejtohet nga njerëz që kanë të shkuar kriminale. Investigimi i medias rumune zbardh të shkuarën e numrit dy të kompanisë, i cili në të shkuarën është përfshirë në Itali në një skandal vjedhjeje dhe trafikimi të makinave luksoze. Bëhet fjalë për Viorel Bodiu, i cili edhe momentalisht e ka të ndaluar futjen në Itali, për shkak të së shkuarës kriminale. Edhe media në fjalë ka lënë të kuptohet se vetë futbollisti është i pafajshëm dhe pa dijeni në lidhje me kompaninë në fjalë, e cila për të ka shërbyer vetëm si kompani menaxhimi, përgatiti “Panoramasport”.

Next Post
INSTAT zbulon profesionet më të kërkuara të shqiptarëve, call center e kamerierë

INSTAT zbulon profesionet më të kërkuara të shqiptarëve, call center e kamerierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In