• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

by Os De
22/10/2025 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e  subvencioneve bujqësore të Bashkimit Evropian me vlerë miliona euro nga agjencia për menaxhimin e fondeve evropiane ,OPEKEPE . 

Operacionet e policisë u zhvilluan në Athinë, Selanik, Janinë dhe Kretë, pas hetimeve të agjencisë evropiane kundër mashtrimit OLAF dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian. Sipas hetuesve, të dyshuarit mashtronin duke deklaruar tokë bujqësore të rreme, madje edhe në zona arkeologjike, aeroporte ushtarake apo në malin Olimp, për të përfituar fonde që u takonin fermerëve të vërtetë. 

Gjatë hetimit paraprak, 324 individë u identifikuan si përfitues të subvencioneve, duke shkaktuar një humbje të vlerësuar prej mbi 19.6 milionë eurosh për buxhetin e Bashkimit Evropian. Dosja e çështjes përfshin 125 të pandehur, të cilët morën subvencione në periudhën 2018 – 2024. Dy javë më parë në një vizitë të saj në Athinë prokurorja e përgjithshme e BE Laura Kovesi e përshkroi OPEKEPE si “akronim për korrupsion dhe nepotizëm”, duke theksuar se sistemi grek kishte dështuar në parandalim, zbulim dhe raportim të abuzimeve. 

“Për vite me radhë, kriminelët, të ndihmuar nga nëpunësit civilë dhe zyrtarët e lartë, vidhnin paratë evropiane. Këto para supozohej të ndihmonin fermerët e ndershëm dhe familjet e tyre për të kultivuar këtë tokë të bukur, jo për të paguar për vila, makina sportive dhe kush e di se çfarë tjetër”, deklaroi kryetarja e EPPO, Laura Kovesi. 

KE pas zbulimit të skandalit vendosi ndaj Greqisë një gjobë prej rreth 400 milion eurosh. Deri tani organet greke që po hetojnë skandalin kanë sekuestruar  22 milionë euro nga mbi 1,000 llogari bankare të rreme. Vetëm një nga të  dyshuarit në Kretë akuzohet se përvetësoi 2.5 milionë euro. 

Agjencia shtetërore greke OPEKEPE, ka menaxhuar më shumë se 3 miliardë euro në subvencione çdo vit për 680 mijë fermerë. 

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka pranuar se rasti rrezikon besimin e Brukselit dhe të ardhmen e fondeve europiane për sektorin bujqësor, por është zotuar se “cilado qoftë kostoja politike, përgjegjësit do të ndëshkohen”. 

 

Next Post
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

"Berisha dobësohet nëse i heq Shkëlzenin”, Bejko: Demokratët kanë frikë të përballen me të, presin…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

February 10, 2026
Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

February 10, 2026
Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In