Një anëtare e stafit të fushatës presidenciale të vitit 2016 të Donald Trump ka pohuar se presidenti amerikan e puthi pa pëlqimin e saj gjatë një tubimi në Florida.
Alva Johnson ngriti padi ndaj Trump dhe pohoi se ai e kapi për dore dhe tentoi ta puthte në buzë gjatë tubimit në Tampa më 24 gusht 2016.
Johnson pretendon se në atë moment ktheu kokën dhe puthja përfundoi në cep të buzës.
“U ndieva e dhunuar sepse nuk e prisja kurrë këtë gjë,”-tha ajo në një intervistë për The Washington Post. “Ende më kujtohen buzët e tij që afroheshin tek unë.”