• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali me KOKSH-in, Duka “shpërthen” në akuza: Bezhani dhe Bello ndanë në dysh institucionin

by Ardit Rada
01/09/2020 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata tejet e paqartë dhe e ngatërruar në KOKSH, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka bërë që të shpërthejë presidenti i FSHF Armando Duka, si një prej anëtarëve të këtij komiteti.

Në letrën e drejtuar KOKSH-it Duka kritikon anëtarët e këtij organi për refuzimin e mbledhjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme, e cila u planifikua të mbahej ditën e sotme.

Presidenti i FSHF-së kërkon “ndryshimi e Statutit konform Kartës Olimpike, përmes një komisioni teknik të zgjedhur nga Asambleja, pas përfundimit te Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’, si dhe zhvillimin e Procesit Zgjedhor në kushtet e statutit të ri, brenda Dhjetorit 2020”.

Ndër të tjera Duka thotë se presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani dhe sekretari Stavri Bello kanë ndarë në dysh insitucionin olimpik shqiptar, si dhe kanë përfituar nga situata e pandemisë.

“Ju zotërinj e meritoni gjendjen në të cilën jeni, por sporti shqiptar jo!”

Letra e Armand Dukës drejtuar KOKSH-it:

“Të nderuar zotërinj të KE të KOKSH!

Me keqardhje po ju shkruaj për diçka që pak lidhje ka me sportin, por e mban sportin peng, prej disa kohësh.

Në çdo Asamble te Përgjithshme të KOKSH, FSHF është përfaqësuar me seriozitet dhe angazhim maksimal, duke u përpjekur te japë kontributin e saj në atë që do duhet të ishte kupola e sportit shqiptar, kontribut i cili qëllimisht dhe në vijimesi është refuzuar me arrogancë, vit pas viti.

Në datën 09.02.2020, Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH me shumicë votash vendosi të miratojë një rezolutë për kapërcimin e ngërçit ligjor dhe institucional në të cilin, JU të nderuar zotërinj, e keni futur Komitetin Olimpik. Asambleja  e Jashtëzakonshme e një situatë të jashtëzakonshme, pranoi në frymë sportive e konsesuale kërkesën e përfaqësuesit të CIO-s, për të lënë pezull problemet e ngritura nga të gjithë, dhe më konkretisht:

  • Presidenti te lërë akuzat mediatike për Sekretarin e Përgjithshëm për vjedhje e korrupsion.
  • Anëtarët për mënyrën e drejtimit e manaxhimit,
  • Mungesën e transparencës në KOKSH,
  • Mosfunksionimin pothuajse në total të institucionit, e shumë të tjera.

Për arësye të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, dhe zgjidhjen e tyre imediate pas lojërave Olimpike. Dhe në të njëjtën frymë miratuam edhe një Rezolutë e cila përfshinte dy pika të rëndësishme:

1.     Ndryshimi i Statutit konform Kartës Olimpike, përmes një komisioni teknik të zgjedhur nga Asambleja, pas përfundimit te Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

2.     Zhvillimin e Procesit Zgjedhor në kushtet e statutit të ri, brenda Dhjetorit 2020.

Fatkeqësisht pas kësaj Asambleje u përballëm me Pandeminë e Covid-19 , të cilën ju ende po vazhdoni ta përcillni në dremitje, madje, edhe deri në gërhitje,  pa asnjë fjalë të mirë për një federatë, apo sportist. Por, duke dashur që të përfitoni edhe nga Pandemia, e përdorët gjatë gjithë kësaj kohe, si alibi për të mos respektuar, apo edhe për ta manipuluar Rezolutën. Në këto kushte, ne si FSHF së bashku me 14 federata anëtare të KOKSH u mblodhëm dhe kërkuam respektimin e plotë të saj.

Me kërkesën tonë në datën 30.08.2020 Presidenti i KOKSH, z.Bezhani, në bazë të dispozitave statutore bëri publik vendimin e tij për të thërritur Asamblenë e Përgjithëshme të Jashtëzakonshme e cila kishte parashikuar të kryente punimet në datën 01.09.2020.

Kjo asamble nuk u përkrah nga Sekretari i Përgjithshëm, si edhe nga një pjesë e KE , përkundrazi, të shqetësuar JU kërkuat dhe thërritët në ndihmë “kamerdaren-Jerom”, me ngut, teksa siguruat edhe një letër nga kamerdarja juaj. Por, për çfarë? Për të mbajtur KOKSH në të njëjtën situatë, si një institucion krejtësisht jo funksional? Pse ju tremb asambleja zotërinj? Pse doni ti manipuloni anëtarët, të cilët janë të vendosur dhe të dakordësuar të bëjnë draft-statutin tonë?  Ne nuk duam aspak të vëmë regullat e lojës, kurrsesi. Por, të diskutojmë se si mund ta bëjmë më funksionale organizatën tonë. Asambleja është i vetmi organ që vendos rregullat, por, Ju doni që ti vendosni vetë, edhe rregullat e lojes, edhe të luani.

Kjo zotërinj, jo vetëm nuk ka lidhje me Olimpizmin, por as me minimumin e funksionimit të një shoqate.

Për të realizuar qëllimet e Sekretarit të Përgjithshëm si dhe të një pjese të KE, ju propozoni një tjeter shkelje statuore, votimin e dy anëtarëve, me email.

Të nderuar zotërinj. Kjo është një çorbë, të cilën Ju vetë e keni gatuar për të ushqyer urinë personale, por që nuk ushqen aspak lëvizjen olimpike. Kjo nuk i shërben sportit dhe as rritjes së nivelit te tij, por vetëm interesave tuaja mediokre dhe shumë meskine, deri edhe për udhëtime jashtë shtetit. Ju, nuk mund te jeni më pjesë e zgjidhjes. Nuk keni dashur, nuk doni dhe nuk keni ndërgjegjësimin e nevojshëm për të qenë të tillë. Sepse për Ju, ky është nje formalitet radhe sa për sy e faqe, për t`i mbyllur gojën “atyre”. Ju nuk keni asnjë të drejtë morale e ligjore për të imponuar zgjidhje për problemet që keni krijuar e rritur JU vetë në këto vite regresi, aty në çatinë e hierarkisë së sportit shqiptar. Me trishtim ua them:

JU, jo vetëm nuk jeni të zotë për të qenë ombrella e olimpizmit por jeni fajtorë për degradimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke institucionalizuar përçarjen si anti-vlerë e sportit.

Kam qenë  e jam ne botën e sportit gjatë, e mëse mjaftueshëm për të kuptuar rëndësinë e marrëdhenieve  ndërkombëtare, dhe për të ndjerë benefitet e qënies pjesë e një komuniteti mbarëbotëror, por kjo mbështetje nuk ka asnjë vlerë nëse nuk vendoset në shërbim të sportit shqiptar.

Ndaj zotërinj, letrat tuaja ndërkombëtare vetëm sa evidentojnë krejt qartë dhe dëshmojnë sërish egoizmin dhe mungesën e përgjegjësisë sociale tuajën ndaj komunitetit sportiv. Një punonjës i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, jo i zgjedhur, nuk duhet dhe nuk mund te cënojë autoritetin e Asamblesë së Përgjithshme, dhe aq me pak të imponojë përmes “rekomandimeve” in-personam, mënyra votimi të pa parashikuara ne statut, thjesht e vetëm për te kënaqur dëshirat e atyre që duan edhe të luajnë, edhe të vendosin rregullat e lojës.

Ju zotërinj e meritoni gjendjen në të cilën jeni, por sporti shqiptar jo!”

Next Post
VIDEO/ Policia kontrolle të rrepta me radar në Durrës, gjobiten mbi 1000 shoferë dhe pezullohen 51 leje drejtimi

Lezhë/ Policia bën "kërdinë" me gjoba: Hiqen 332 patenta dhe vendos 3992 masa administrative gjatë gushtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In