• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali me “Duty Free”, Yuri Kim për “Zërin e Amerikës”: Gjyqi, provë për Shqipërinë për klimën e biznesit

by Java News
06/02/2020 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim i tha “Zërit të Amerikës” se çështja gjyqësore lidhur me administrimin e zonës së dyqaneve “Duty Free” në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila po mban pezull fillimin e aktivitetit të kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, ICDF, e shpallur fituese e garës së hapur nga aeroporti “është një lakmus për mjedisin e biznesit dhe aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr dhe mbrojtur investimet e huaja direkte”.

Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “duty free”. Përmes një serie lëvizjesh dhe padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD), kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua , ndonëse rezultoi humbëse e garës së hapur nga TIA.

Fillimisht ADFD, ju drejtua Gjykatës së Tiranës, në 1 gusht të vitit të kaluar, për të kërkuar vijimin e aktivitetit dhe sigurimin e padisë. Çështja u pushua nga gjyqtari Arjan Aliaj pasi përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqitën në gjykim. Por të njejtën padi kompania mësohet se e ribëri, dhe këtë herë gjyqtarja tjetër Mimoza Kajo-Brahimi, i dha të drejtë ADFD-së, dhe lejoi vijimin e aktivitetit deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Sikur të mos mjaftonte Gjykata, në këtë histori nuk mbeti pas dhe roli i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila do të duhej të kishte njoftuar ADFD-në, 60 ditë para përfundimit të kontratës, se nuk do t’i rinovohej licenca për ushtrimin e aktivitetit tregtar në Rinas. Por jo vetëm kaq. Në mesin e muajit gusht zëvendësministri Elton Haxhia, mësohet se ju përgjigj brenda 24 orëve kërkesës së ADFD-së për rinovimin e licencës, lëshimi i së cilës mund të kërkojë sipas parashikimeve ligjore deri 6 muaj kohë.

Çështja tërhoqi vëmendjen e mediave, duke qenë se ADFD-ja është në zotërim të Elona Çaushit, bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, një emër i përfolur i sistemit të Drejtësisë shqiptare. Duket se dhe zhurma në shtyp ndikoi që më pas Ministria ta revokonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kompania ADFD nuk kishte më një kontratë qeraje me TIA-n. Por lëvizjet e ministrisë u bënë shkas që Albania Duty Free Distribution, të ngrinte një tjetër padi, për heqjen e licencës. Gjyqtari Avni Sejdi vendosi pezullimin e efekteve të vendimit të ministrisë, deri në zgjidhjen e çështjes në themel.

Sot në gjykatë është parashikuar seanca ku palët do të paraqesin argumentat e tyre. Ambasadorja Kim njoftoi dërgimin e tre përfaqësuesve diplomatik të ambasadës për të ndjekur nga afër seancën.” Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla aplikohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi”, i tha ambasadorja Zërit të Amerikës përmes një deklarate, duke nënvizuar se “përforcimi i lidhjeve të biznesit midis SHBA dhe Shqipërisë është një prej tri prioriteteve të mia kryesore si ambasadore e SHBA në Shqipëri”. /VOA/

Next Post
Reshjet e dëborës dhe ngricat, ARRSH jep informacion: Ja akset ku kalohet me zinxhirë

Reshjet e dëborës dhe ngricat, ARRSH jep informacion: Ja akset ku kalohet me zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In