• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali me “DH Albania”, 4 anëtarët e komisionit të licencave në prokurori

by Java News
26/01/2019 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet për skandalin e fitimit të dy tenderave me dokumenta falso nga kompania “DH-Albania”, është shtrirë edhe në verifikimin e veprimeve që kanë kryer anëtarët e Komisionit të dhënies së Liçensave në Ministrinë e Transportit. Katër anëtarët e këtij komisioni që kanë dhënë liçensën për kompaninë “DH-Albania”, janë marë këtë javë në pyetje nga prokuroria e Tiranës. Të tre anëtarët kanë treguar përpara oficerëve të policisë Shpëtim Karakushi dhe Ludovik Ndoja, të gjithë procedurën dhe kriteret që janë plotësuar për paisjen me liçensë të kompanisë “DH-Albania”. Rezulton se “Shoqëria DH-ALBANIA, degë e shoqërisë së huaj, me kërkesën e saj të datës 13 korrik 2018, shoqëruar me dokumentacion përkatës, ka aplikuar për njehsimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim.

Por më datë 13 korrik, kur është bërë aplikimi, shoqëria “DH Albania” ishte ende inekzistente. Referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, data e saj e regjistrimit figuron 18 korriku 2018, me përfaqësues një 26 vjeçar të panjohur Avdjol Dobin. Prokurorët thonë se është e paqartë se si Sekretariati i Komisionit të Liçencave, ka nisur procedurat mbi një subjekt, që deri në atë momente nuk ekzistonte. Ndërsa nuk dihet sërisht se çfarë dokumetacioni, kompania ka paraqitur për t’u identifikuar si “DH Albania”, duke qenë se e ka patur të pamundur të dorëzojë një ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Komisioni i Liçencave, drejtohet nga Gerta Lubonja, e emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, dhe ka në përbërjen e tij dhe tre drejtorë të Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjitikës. “DH Albania” është dhënë në mbledhjen e datës 30 Korrik 2018.

Gjykata “arrest në burg” për Dobin
Gjykata e Tiranës ka vendosur javën e shkuar masën e “arrestit në burg” në mungesë për Avdjol Dobin, 26-vjeçarin administrator të “DH-Albania”, kompania e cila fitoi dy tenderë me vlerë 30 mln euro nga ARRSH dhe OST me dokumente të falsfikuara. Masa e sigurisë nga Gjykata është dhënë me kërkesë të prokurorisë. Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit.”DH-Albania” fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 mln euro, pjesë e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Sheshi Shqiponja. Ndërsa nga OST mori tenderin 12 mln euro për linjën 220 kË Burrel-Peshkopi.

Të dy tenderët e anuluan më pas. Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaëare në SHBA, ku tregohej se kompania offshore “Dunëell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA dhe se vijonte aktivitetin në fushën e ndërtimit prej 20 vitesh. Ndërsa në të vërtetë rezultoi se “Dunëell Haberman” ishte regjistruar vetëm në korrik 2018 dhe jo në korrik 1998, siç dokumentohej në materialet e depozituara në QKR.

Anullimi i tenderave
Pas këtij skandali, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës zgjidhi kontratën me bashkimin e operatorëve “DH Albania” & “Biba X” si dhe kallëzoi penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës. Ndërsa ARRSH njoftoi rishpalljen e procedurave
garuese për lotin e parë të “Unazës së Madhe”. Skandali i dy tenderëve solli shkarkimin e drejtorit të ARRSH, Afrim Qendro (Lexo këtu) dhe atij të OST, Klodian Gradeci. Të dy dëshmuan edhe në prokurori javën e kaluar, krahas edhe punonjësve të ARRSH-së dhe OST-së. Ata dhanë dëshmi lidhur me administrimin e dokumenteve nga komisioni i vlerësimit të tenderëve. Për këtë çështje vetë Avdjol Dobi, përpara se të shpallej në kërkim, është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambientet e ARRSH, ku gjatë një takimi me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentet e përdorura për fitimin e tenderit janë origjinale.

Dobi ka pohuar gjithashtu se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentet janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt. Mirëpo, që nga shpallja në kërkim, pas mbërritjes së përgjigjes zyrtare nga autoritetet amerikane për falsifikimin e dokumenteve, Avdjol Dobi dyshohet se është arratisur jashtë vendit, edhe pse nuk figuron i regjistruar në sistemin TIMS./shqiptarja

a.cupaj

Next Post
VIDEO/ Nuk i dhanë lekët, shkatërron hotelin ku punoi

VIDEO/ Nuk i dhanë lekët, shkatërron hotelin ku punoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

January 9, 2026
“Humba gjysmën e kapanonit, mbi 1 milion euro dëm”, qytetarja flet për zjarrin tek “5 Maji”

“Humba gjysmën e kapanonit, mbi 1 milion euro dëm”, qytetarja flet për zjarrin tek “5 Maji”

January 9, 2026
“Do bëj vëllain ministër se të tjerët vjedhin”, Qori sulmon Lapajn për familjarët në lista: Më pështyni nëse…

“Do më vinte turp po ta kisha tezen deputete”, Qori përplaset me Lapajn: S’e rrëzon dot Ramën se je qesharak

January 9, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Koçiu: 5500 punonjës të policisë dhe 720 zjarrfikës të angazhuar për përmbytjet

January 9, 2026
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

“Vetëm koha do ta tregojë…”, Trump paralajmëron për kontroll afatgjatë të Venezuelës

January 9, 2026
Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll

Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll

January 9, 2026
Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

January 9, 2026
Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

January 9, 2026
“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

January 9, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In