• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali me mbrojtjen e gjuhës angleze, diploma shitet 150 euro pa nevojën e testimit

by Java News
25/10/2016 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një diplomë anglishteje e cila është një detyrim për këdo student që kërkon të marrë diplomën master, mund të blihet edhe me para, duke mos shkuar fare as në provim.

Ky është rasti i denoncuar nga një qytetare në emisionin investigativ Stop në Klan, ku, kundrejt pagesës, merret një diplomë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe pa shkuar fare në provim.

Pamjet e fshehta tregojnë sesi duke i paguar 150 euro një seksereje merret një diplomë e gjuhën angleze, e nevojshme për njohjen e diplomës së nivelit master në çdo universitet të vendit.

Rasti i marrjes së një diplome me para ka ndodhur në Fakultetin e Infermierisë ku të paktën 600 studentë që studiojnë në këtë fakultet, një pjesë e madhe e tyre, testin e anglishtes e kanë marrë në këtë formë, pra pa u paraqitur fare në provim duke paguar 150 euro dhe në fund është firmosur nga Ukë Zenel Buçpapaj.stop 3

Ky konstatim vjen nga një qytetare, e cila tregon mënyrën e marrjes së këtij testi ndërkombëtar të anglishtes, që është në funksion të diplomës së masterit.

stop 4

Qytetarja – Kjo është. Si je? Si ia kalon?

Sekserja –Tani duhet vetëm ta noterizosh.

Qytetarja – Duhet noterizuar. Pse janë dy këto?

Sekserja – Është niveli B2 edhe testi i pikëve.

Qytetarja – Po kjo tashi, se m.q.s. po paguajmë edhe 150 euro është… Si  funksionon? Që ta di edhe unë pak a shumë.

Sekserja – Tek kush shkollë je? Te infermieria?

Qytetarja – Po.

Sekserja – Ti do e noterizosh shpirt edhe do e dorëzosh të noterizuar vetëm kaq. E ke të përhershme.

Qytetarja – Nuk të nxjerrin llafe domethënë?

Sekserja – Jo  shpirt. Se të gjitha gocave, që unë ja u kam bërë, ti je e ……unë kam arrit te… (numri i certifikatave të shpërndara)

Qytetarja – …….

Sekserja – Unë kam arritur tek 600 e ca ku ta di unë.( numri I certifikatave, që ka shpërndarë).

Qytetarja – Njihet domethënë?

Sekserja – Normal, që njihet, se është e licensuar e njohin edhe QKR- ja  edhe në gjykatë edhe kudo. Nuk ka asnjë lloj problemi.

Qytetarja – Kjo është qendër kursesh ?

Sekserja – Është qendër, ku pedagogu jep kurse private.

Qytetarja– Po.

Sekserja – Që i përgatit për Toeflin.

Sekserja – Po. S’ka gjë shpirt mos i numëro.( lekët)

Qytetarja – Jo, që dhe ti, të jemi në rregull bashkë.

Sekserja – Shumë faleminderit.

Qytetarja– Shife pak llogaritjen.

Sekserja – 210 ( mijë lekë të vjetra)

Qytetarja – 210 me 137 ( kursi i euros).

Sekserja – Vetëm kur të shkosh aty,  të lutem mos i thuaj, jo a është e vlefshme a jo ? Se kështu kanë bërë ca goca. I kanë thënë ca është ky muhabet. Ti thjesht merre dorëzoje. Thuaj merre këtë, kaq!

Qytetarja – Domethënë ta kemi pa merak.

Sekserja – Pa merak fare shpirt.

Në fakt, ky rast rrit shanset për të pasur të diplomuar, të cilët e kanë një certifikatë anglishteje të mbrojtur, por nuk dinë asnjë fjalë nga kjo gjuhë e huaj. Pasi e merr këtë certifikatë drejtohesh më pas në sekretarinë e fakultetit përkatës për ta dorëzuar.

Biseda te sekretaria…

Qytetarja– Mirëdita. Të të pyes për diçka. Këto të anglishtes (Çertifikatat), ku duhet t’i dorëzojmë?

Sekretarja– Këto të anglishtes?

Qytetarja – Po.

Sekretarja – Duhet të flasësh me zëvendësdekanin.

Qytetarja – Me zëvendësdekanin.

Sekretarja – Për çfarë e do anglishten ti? Për ça?

Qytetarja – Janë ato të tre vjeçarit, të mbrojtjes së diplomës. Po kjo, (certifikata) duhet origjinalja apo vetëm e fotokopjuara? Si funksionon?

Sekretarja – E noterizuar.

Qytetarja- E noterizuar, ok po sjell atë./ tvklan.al

Next Post
Pas sa orësh uji i ndenjur bëhet i rrezikshëm për ne?

Pas sa orësh uji i ndenjur bëhet i rrezikshëm për ne?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

February 23, 2026
10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In