• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandali mbi pranimet në universitetet e SHBA, reagojnë studentët

by Java News
14/03/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët në universitetet më të njohura amerikane po reflektojnë mbi skandalin që ka plasur lidhur me manipulimet në pranimin e aplikantëve. Të martën, prokurorët federalë ngritën padi ndaj 50 individëve, ndër ta trajnerë të ekipeve sportive, administratorë të provimeve të pranimit, prindër, ndër të cilët edhe dy aktore të Hollivudit, në procesin më të gjerë hetimor mbi manipulime e mashtrime për pranimet në universitete. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan na sjell mendimet e studentëve nga mjediset e Universitetit të Kalifornisë së Jugut:

Universiteti i Kalifornisë së Jugut, USC, është një ndër institucionet ku ka operuar skema e mashtrimeve. Prokurorët thonë se prindër të pasur paguanin konsulentë privatë, të cilët vepronin si ndërmjetës duke u dhënë para nën dorë administratorëve e trajnerëve, në mënyrë që fëmijët e tyre të pranoheshin si sportistë. Një student nga Hong Kongu thotë se nëse vërtetohen akuzat, do të dëshmohet se nga këto mashtrime janë dëmtuar studentë të tjerë:

Nathan Lau është student në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

“Ndoshta një aplikant ka studiuar fort, por dikush tjetër paguan para dhe ia zë vendin në universitet. Kjo është e padrejtë ndaj studentëve që nuk u pranuan në universitet”.

Këto mashtrime nuk dëmtojnë vetëm studentët, thotë Christian Vandenberg, student i drejtësisë:

“Ia vlen t’i harxhosh paratë për kurse përgatitore që të arrish të pranohesh, se sa të harxhosh për mashtrime. Si u thotë mendja se nuk do t’i kapin? Sot çdo gjë që bën lë gjurmë”.

Skandali shtrihet nga universitetet e vjetra të pjesës lindore të vendit e deri në Teksas e Kaliforni:

“Disa shokë të mi e ndjenë për krenari që studiojnë në një universitet ku njerëzit shtyhen të mashtrojnë që të vijnë këtu,” thotë Christian Vandenberg.

Ndër prindërit nën akuza janë edhe dy aktore: Lori Loughlin dhe Felicity Huffman.

Juristja kineze Zili Zou e cila po studion ligjin për industrinë e argëtimit, ka mbetur e impresionuar nga reagimi i shpejtë i presidentit të Universitetit të Kalifornisë së Jugut, i cili tha se një ndër viktimat e mashtrimit ishte vetë universiteti. Por ajo shton se fakti që një trajner i vetëm mundëson regjistrimin e një studenti që nuk e meriton tregon se duhen forcuar masat e kontrollit.

Zili Zou, është studente në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

“Është gabim të mbështetesh vetëm tek një person. E bën shumë të lehtë që të zgjidhen punët me rryshfete”.

Studenti Natha Lau thotë se standardet në universitetet amerikane janë përgjithësisht të drejta, por ka edhe të çara që lejojnë korrupsion:

“Ndoshta jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera. Jam ende i shokuar pasi ishte skandal i madh”.

Studentët thonë se një skandal i tillë demoralizon studentët dhe dëmton imazhin e universiteteve.(VOA)

 

/a.meta

Next Post
La Shqipërinë për Greqinë, “injorohet” Fiorin Durmishaj

La Shqipërinë për Greqinë, “injorohet” Fiorin Durmishaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In