• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali/ Mashtrimi me firmat e ‘Foltores’ së Berishës, gazetarja e “Fiksit” firmos si delegate e Kuvendit të 11 dhjetorit

by Java News
16/11/2021 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish-lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të firmosje dhe të plotësoje formularin pa qenë delegat, pa qenë anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike.

Gazetarja e Fiks Fare plotësoi dhe firmosi pikërisht këtë formular që anëtarët e stafit të Berishës ua jepnin pjesëmarrësve, formular sipas të cilit çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit.

Fiks Fare mori pjesë në disa takime që Sali Berisha ka kryer nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në takimin që pati në qytetin e Sarandës në 12 nëntor 2021,gazetarja e Fiks Fare firmosi pa hasur në asnjë pengesë përpara fillimit të takimit tek Hotel “Mediterrane” të “Foltores: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Askush nuk i kërkoi kartën e anëtarësimit apo verifikoi emrin e saj në listë. Mjaftoi karta e identitetit dhe një video që vetë anëtarët e stafit ia bënë në momentin e firmosjes së formularit.

Gazetarja kontakton me organizatoret e takimit te Berishës në Sarandë, të cilët vetprezanohen si anëtarë të Forumit Rinor të PD-së.

Ata e orientojnë të takojë një zonjë me emrin Manjola, e cila,sipas tyre ka edhe nje zyrë arkitekturore në rrugën e dytë në Sarandë, ku mban edhe formularët e Berishës.

Më pas gazetares së Fiksit i sjellin një formular, ku shënon gjeneralitetet e saj, deklaron se i përket seksionit 4 të PD-së ,por nuk paraqet asnjë dokument tjetër që ta vërtetojë këtë dhe firmos formularin e gatshëm.

Madje gjatë firmosjes, organizatorët kërkojnë që ta filmojnë,në mënyrë që ta kenë si provë firmën e saj.

Sali Berisha, gjatë javëve të fundit ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Berisha ka deklaruar se thirrja e Kuvendit do të mundësojë zhvillimin e një referendumi ndaj vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe se thirrja e Kuvendit Kombëtar do të bëhet sipas statutit, duke mbledhur firmat e delegatëve.

“Kuvendi Kombëtar i demokratëve të cilin e mbledhim për herë të parë me firmat e anëtarsisë do ta shëndërrojë PD-në në forcën e papmposhtur dhe te fitores. Emrat e atyre guximtarëve që firmosën do të skaliten në muret e kohës si emrat e atyre që rivendosën pluralizmin politik.”-deklaroi Berisha dy ditë më parë. Por Fiks Fare tregoi sesi në këto lista firmosin edhe persona që nuk janë anëtarë të PD-së dhe as të FRD-së.

Disa ditë më parë duke artikuluar për herë të parë ambicien për rikthim si kryeministër, ish-lideri demokrat Sali Berisha tha se dorëzoi në Këshillin kombëtar të PD, 4200 firma për të thirrur Kuvendin Demokrat./m.j

Skandal në Fiks Fare/ Mashtrimi me firmat e 'Foltores', gazetarja

Next Post
Kuvend/ Miratohet me 76 vota pro projektligji për Buxhetin 2022

Kuvend/ Miratohet me 76 vota pro projektligji për Buxhetin 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Kur pushteti gëlltit krijesën e vet

March 17, 2026
13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

March 17, 2026
I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

March 17, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In