• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali/ Kush është biznesmeni nga Tirana që bleu 50 mijë euro pasaportën greke me identitet sovjetik, për…

by Java News
04/12/2021 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër rast falsifikimi identiteti është zbuluar nga dosja hetimore e skandalit të madh që ka përfshirë Greqinë, ku kriminelë shqiptarë janë pajisur me identitet tjetër për t’iu shmangur drejtësisë. Një 49-vjeçar shqiptar në vitin 2015 i kishte paguar 50 mijë euro grupit kriminal dhe kishte siguruar një kartë identiteti dhe një pasaportë, me të cilat udhëtoi drejt Londrës bashkë me familjen e tij dhe aty ngriti një biznes.

Biznesmeni shqiptar në 6 qershor 2021 bashkë me avokatin e tij, një dëshmitar të rremë shkuan në një Komisariat policie në Greqi ku deklaruan humbjen e dokumenteve dhe kërkuan rinovimin e tyre. I vetëdeklaruari si shtetas grek ‘rusopond’ (grek me prejardhje nga Bashkimi Sovjetik) me emrin “Damiar Hasenov”, në fakt nuk dinte asnjë fjalë greqisht dhe komunikoi me oficerët në anglisht.

Kur shqiptari u paraqit duke u prezantuar si Damian Hasenov dhe paraqiti dokumentacionin përkatës, punonjësja e policisë vuri re që disa nga firmat e tij ishin të ndryshme dhe filloi të dyshojë.

Në sistemin elektronik vuri re se fotografitë që ishin vendosur në pasaportat e lëshuara për të ishin të ndryshme. Gjithashtu rezultoi që edhe adresa e banimit që kishte dhënë dëshmitari i rremë, ishte false.

Pas një procedure hetimore, 49-vjeçari zbuloi se ishte nga Shqipëria dhe quhet N. E., lindur në Tiranë. Menjëherë ndaj tij nisi ndjekja penale për falsifikim dhe u informua sektori për Çështjet e Brendshme për rastin. E çuditshmja është se grupi kriminal nuk i la këto të dhëna të falsifikuara të shkonin dëm.

Disa ditë pas zbulimit të rastit, u zbulua se këto të dhëna ishin përdorur për nxjerrjen e një karte identiteti tjetër nga Komisariati i Distomos. Madje drejtuesi i Komisariatit Aspropirgo telefonoi drejtuesin e policisë në Axarnon që zbuloi identitetin e dyfishte të shqiptarit, por edhe drejtuesin e policisë në Distomo që kishte nxjerre kartë identiteti në emrin Damiar Hasenov, duke kërkuar informacion përtej kompetencave të tij.

Ndërkohë kanë dalë për mase sigurie 13 të arrestuarit e parë, nga të cilët vetëm tre janë lënë në “Arrest në burg”, një punonjëse policie, një punonjëse e gjendjes civile dhe një shtetas shqiptar. Pritet të merret masa edhe për 7 të tjerë./m.j

Next Post
Habit gazetari: Njerëzit si elitë intelektuale i trajtojnë gratë si makinë përdorimi. E marr gjithmonë bashkëshorten me vete…

Habit gazetari: Njerëzit si elitë intelektuale i trajtojnë gratë si makinë përdorimi. E marr gjithmonë bashkëshorten me vete...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In