• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skandali/ Ja mega-korrupsioni i sekserëve të gjykatave

by Lorenc Vangjeli
11/01/2016 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekserët e gjyqtarëve sot janë të profesioneve të ndryshme. Ata të orfojnë vendime gjykate në favorin tënd, në varësi të shumës së parave që do të paguash

Fiks Fare solli mbrëmje e shkuar dy raste të abuzimeve në emër të gjyqtarëve

Nëpërmjet avokatëve apo njerëzve që kanë poste të rëndësishme publike, qytetarët pretendojnë se u janë kërkuar para për çështjet që kanë në ndjekje, apo ato që do të marrin në shqyrtim.

Në mbrëmjen që shkoj, emisioni investigativ pati në vëmendjen e tij sekserë të profesioneve të ndryshme, nga avokatë e deri tek pronarë lokalesh, apo regjistrues të pasurive të paluajtshme

Dy rastet e transmetuara në “Fiks Fare”, sollën një tjetër dëshmi të abuzimit me vendimet e gjykatave

Rasti i parë zhvillohej në Lezhë. Marie Losha ishte qytetarja nga Lezha, e cila akuzon avokatin e cështjes së të vëllait se i kishite kërkuar 300 000 lekë të reja në këmbim të vendimit të pafajësisë për të.

Shtetasi në fjalë akuzohej për armbajtje pa leje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Avokat Preng Lleshi është regjistruar nga motra e të pandehurit duke premtuar lirimin e tij nga burgu, në këmbim të parave. Avokati gjatë gjithë bisedës fliste në emër të gjyqtarit të çështjes, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Gjykatës së Shkallës së parë të Lezhës

Gjykata e Lartë: 21 mijë euro për të kaluar në Dhomën e Këshillimit

21 mijë euro ka paguar qytetari tjetër, i cili iu drejtua emisionit “Fiks Fare”

Sipas tij, shumën e kishte paguar në mënyrë që dosja e tij të kalonte Dhomën e Këshillimit në Gjykatën e Lartë.

Në këtë rastin ura lidhëse mes qytetarit dhe gjykatës ishte pronari i nje lokali që ndodhet pranë Prokurorisë së Tiranës dhe një kushëri i tij, i cili ka punaur deri 6 muaj me pare si regjistrues në Hipotekën e Lezhës.

Në këtë rast bëhej fjalë për një gjyq që pritej të zhvillohej në Gjykatën e Lartë në Tiranë. Qytetari kërkonte që ankimi i tij të kalonte në Dhomën e Këshillimit. Në mënyrë që kjo të realizohej sa më shpejt, qytetari pretendon se iu kërkua të paguante 21 000 euro.

Kjo shumë, sipas tij, ishte ndarë mes dy sekserëve. Pronari i lokalit që ndodhet pranë Prokurorisë së Rrethit të Tiranës për ndërhyrjen që do bënte tek kushëriri i tij i kërkon qytetarit 1000 euro, ndërsa kushëriri Lekë Gegaj, ish-punonjës në Hipotekën e Lezhës, sipas qytetarit që e denoncoi këtë rast, kërkonte 20 000 euro për ndërhyrje tek gjyqtari që do të bënte të mundur kalimin në Dhomën e Këshillimit. Qytetari i zhgënjyer nga puna që i kishin bërë dy personat që i kishin dalë garant për kalimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, kërkonte kthimin e parave.

Sipas informacionit që kishte siguruar me avokatin e tij, gjyqtari që kishte dalë garant në Gjykatën e Lartë, nuk kishte dëgjuar të flitej ndonjëherë për 21 mijë eurot e dhëna prej tij, madje kishte thene se ka një kundërshtar të fortë në këtë proces gjyqësor

Në bisedën me pronarin e lokalit, e regjistruara nga vetë qytetari që denoncoi këtë rast, bisedohet për shumën prej 1 000 eurosh. Pronari I lokalit, ndërmjetsëi i parë me gjyqtarët, premton se do t’ia kthejë një mijë eurot që ka mbajtur, sepse kusheriri i tij nuk i ka mbaruar punë.

Pas kësaj bisede qytetari takohet me ish-regjistruesin e zyrës së pasurive të paluajtshme të Lezhës, Lekë Gegaj. Qytetari i kërkon që t’i kthejë shumën prej 20 mijë eurosh që i ka marrë

Lekë Gega i premton qytetarit se do t’ia ktheje paratë në datën 15 mars, pasi kane kaluar më shumë se 50 ditë që prej kohës kur ai i ka marrë paratë dhe çështja nuk ka kaluar në Dhomën e Këshillimit

Gjatë bisedës që qytetari ka bërë me ish- regjistruesin e Hipotekës së Lezhës flitet për takime me gjyqtarë dhe për çështje të mbetur pezull

Ish kreu i Hipotekes së Lezhës pranon se ka bërë gabim që ka ndërhyrë si ndërmjetës në këtë çështje, pasi sipas tij, ai e ka kryer takimin dhe i kishin premtuar se do t’i kalohej çështja

Pasi qytetari këmbëngul që t’i kthehen paratë që kishte dhënë për gjyqtarin, ish-regjistruesi i Lezhës bie dakord që lekët do t’ia kthejë në datën 15 mars 2015

Gazetarët e “Fiks Fare” kontaktuan me ish-kreun e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Lezhës, zotin Lekë Gega

Gjatë intervistës që ai dha për “Fiks Fare”, ish-regjistruesi i Lezhës pranon se e njeh qytetarin që është ankaur në “Fiks Fare” , të cilin e ka takuar nëpërmjet një kushëririt të tij

“E kam takuar vetem nje here me nje kusheri timin qe me kishte kerkuar per kafe”, tregon ai për “Fiks Fare”.

Pyetjes së “Fiks Fare” se a ishte në dijeni shumrën prej 21 000 eurosh, të cilat qytetari pretendon se ia ka dhënë për të nderhyre tek nje gjyqtar në Gjykatën e Lartë për të përshpejtuar ceshjen e zoterise ne Dhomen e Keshillimit, Gega i përgjigjet se nuk ka inforamcion për një akuzë të tillë, pasi ai nuk ka “ asnje tager ligjor per te nderhyre tek gjyqtaret”.

Zoti Gega pranon se ka marrë nga kushëriri i tij, Cesk Marku, i cili i kishte ardhur në kafe bashkë me qytetarin, shumën prej 10 000 eurosh

Këtë shumë regjistruesi i Lezhës tregon se i mori dhe ia mbajti për t’i ruajtur.

Pyetjes së gazetares se çfarë ishin këto para dhe për çfarë arsyeje i kishte marrë, ish-regjistruesi i Hipotekës së Lezhës i përgjigjet: “Nuk e pyeta, i kam mbajtur leket ne llogarine time ne banke per t’ia ruajtur”.

Me vone ai tregon se kishte marrë vesh që kushëriri i tij i kishte marrë këtij qytetari 20 000 euro.

“Atehere erdhi zoteria, me takoi, i thash urdhero leket e mia dhe ia kam kthyer me fature”.

Ish- regjistruesi i Lezhës tregon se këto para ia ktheu qytetarit që ankohej në Fiks Fare dhe këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me asnjë gjyqtar, madje ia faturon të gjithë përgjegjësinë e marrjes së kësaj shume, kushëririt të tij Çesk Marku.

Next Post

Mos dilni pa konsumuar mëngjes, më shumë rrezik nga sulmet në zemër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In