Drejtori ekzekutiv i “Volkswagen” Martin Winterkon ka dhënë dorëheqjen pas skandalit të bërë publik me emisionet e gazit në automjetet e reja të kësaj firme.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat botërore të cilat theksojnë se shefi i madh i VW ka paraqitur sot dorëheqjen pas skandalit dhe reagimit të fortë në publik. Skandali i automjeteve me motor diesel i kompanisë Volkswagen është përhapur në të gjithë botën teksa SHBA-të kanë paralajmëruar nisjen e një hetimi penal.
Rreth 11 milionë automjete në të gjithë botën janë konstatuar se në emisionet e gazrave mashtrojnë me testet antindotje, duke manipuluar sasinë e emetimit të gazrave ndotëse. Vetë administratori i përgjithshëm i kompanisë e ka pranuar mashtrimin duke u shprehur: E djallosëm!
Kompania ndërkohë rrezikon një gjobë të majme, që mund të arrijë deri në 18 miliardë dollarë.









