Skandali i rradhës te UEFA/ Prezantimi i EURO 2024 fshin Kosovën nga harta dhe e fut në Serbi (Video)

Uefa Euro

UEFA ka publikuar sot logon e re të Euro 2024 dhe e ka bërë me një skandal të shëmtuar. Nuk dihet se si dhe pse, por në hartën e UEFA-s, Kosova ka përfunduar e bashkuar me Serbinë.

Në logon e aktivitetit, UEFA ka vendosur shumë ngjyra që burojnë nga flamujt e shteteve anëtare në Europë, për të bërë një bashkim ngjyrash që të tregojë diversitetin. Por në videon shpjeguese të krijimit kësaj logoje të veçantë, shfaqet një gafë e rëndë sa i përket hartës.

Harta

Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa nëj ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera. Një skandal i rëndë i pashpjegueshëm për organizatën që drejton futbollin në kontinent, për një temë shumë delikate e cila shpesh ka qenë objekt polemikash të cilat ajo me sa duket po i ndez vetë. /PanoramaSport/

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com