• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i publikimit të pagave, database e sotme u prodhua nga e njëjta dorë që nxori ‘listën e patronazhistëve’! Ja faktet

by Java News
23/12/2021 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikimi i listës së dytë me pagat e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021 mund të ketë zbuluar një prapaskene të papritur. Lista e sotme e pagave ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin  numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë. Të ndikuar edhe nga fakti se numri korrespondonte me listën e publikuar para zgjedhjeve te prillit 2021, që u quajt ‘lista e patronazhistëve të PS’, por që u mohua nga kjo e fundit, Shqiptarja.com bëri një kontroll të disa gabimeve që ekzistonin që në listën e parë. Dhe na rezultoi se të njëjtat gabime me numrat telefonike janë edhe identike edhe në listën e publikuar sot. Pra, nëse numri telefonik i një personi ka qenë i gabuar në listën e patronazhistëve është i gabuar edhe në database e sotme.

Kjo hedh hije të forta dyshimi se burimi i database i sotëm është bërë nga e njëjta dorë që akuzoi PS për patronazhistët. Partia Socialiste në atë kohë hodhi poshtë akuzat duke thënë se lista nuk ishte ajo që zotëronte Ps. Pra, një person brenda Tatimeve që ka ndërtuar listën e pare, duket se ka bërë edhe database e pagave. Një listë që në fakt është e përgatitur në prill 2021, pikërisht në kohën kur u shpërnda edhe lista e patronazhistëve.

Lista e re ka mbi 694 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e djeshme. Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Excel” dhe u publikua në kohën kur kryeministri Edi Rama mbante konferencë për shtyp për këtë çështje.

Edhe ky dokument rezulton të jetë krijuar nga useri i ish-punonjëses së Tatimeve Mimoza Seraj, ndërkohë që është krijuar më 26 prill 2021 dhe e modifikuar për herë të fundit më datë 6 maj 2021. Skandali bëhet edhe më i madh kur në listë janë edhe numrat e telefonit të mbi 900 mijë shqiptarëve dhe datëlindjet e tyre.Kujtojmë se dokumenti i shpërndarë dje, useri që e ka krijuar është me emrin Moza Seraj, që jo domosdoshmërisht do të thotë se është pikërisht ajo që e ka shpërndarë listën e pagave edhe jashtë institucionit. Modifikimi i fundit në dokumentin e pagave, krijuar më 26 shkurt 2021, është bërë më më 6 prill 2021. Ndërkohë, dokumenti i dytë i bërë publik këtë të enjte është krijuar më 26 prill 2021, dhe është modifikuar për herë të fundit më 6 maj 2021.

Pavarësisht përgjegjësisë ose jo të ish-punonjëses së Tatimeve në këtë skandal, ajo do duhet të japë llogari për çfarë ka ndodhur, edhe pse logjikisht useri i saj duhet të ishte çaktivizuar që prej momenti kur doli në pension. Ndërkohë, vetëm sot, 24 orë pas skandalit të ditës së djeshme prokuroria është vënë në lëvizje dhe ka nisur investigimet, duke kërkuar të dhëna  të disa servera. Prokuroria ka njoftuar se është në kërkim të  gjithë informacionit për lëvizjet që janë bërë në sistemin e përdorur dhe gjurmët që janë lënë aty. Pra, të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistem dhe konkretisht të gjitha ‘log in-et’./shqiptarja.com/m.j

1640263108_acd8120e2c214b9896d2a28a13f12f7f.jpg

Llogaria e Mimoza Seraj ka krijuar edhe këtë database
Next Post
Këlliçi akuzon Bashën: Po kërkojnë njerëz me 50 mijë lek nata, për të ruajtur selinë e PD. Çmenduri

A do të jetë ai kryetari i ri i Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Belind Këlliçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In