Skandali i paparë i abuzimit seksual me 400 fëmijë
Ka ndodhur në një vend islamik fanatik, më saktë në Pakistan, skandali që ka tronditur këto ditë opinionin publik në mbarë botën. 400 fëmijë në një fshat të Pakistanit janë abuzuar seksualisht në qindra video pornografike.
Fëmijët, thuajse të gjithë nën 14 vjeç, janë droguar më parë me anë injeksionesh që u bëheshin në shtyllën kurrizore, e më pas filmuar në rreth 400 video që u kapën nga policia. Gjashtë veta kanë përfunduar nën arrest. Videot shiteshin një mijë dollarë dhe autorët e tyre u bënin shantazh familjeve të fëmijve, që jepnin para për mos-transmetimin e tyre.









