• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Skandali i lobimit të Katarit në PE/ Zv.Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime

by Java News
16/12/2022 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili ka dëshmuar sot përpara autoriteteve greke lidhur me akzuën e rëndë ndaj saj dhe tre zyrtarëve të tjerë për lobimin e Katarit.

Kaili doli sot përpara gjykatës ku dëshmoi se kishte kontaktuar me të atin pak para se ti konfiskoheshin paratë dhe i kishte kërkuar që të merrte paratë dhe t;ia dorëzonte pronarit të ligjshëm.

“Pas prezantimit të Pançerit më kapi paniku. Unë kontaktova me babanë tim, i cili ishte në Bruksel me gruan e tij, dhe i kërkova që të merrte paratë që ishin në shtëpinë time në një vend të sigurt dhe t’ia dorëzonte pronarit të ligjshëm. Ai erdhi, mori valixhen me paratë dhe u kthye në hotelin ku po qëndronte. Megjithatë, me sa duket, ai tashmë po vëzhgohej nga policia. I kanë bastisur dhomën dhe i kanë konfiskuar paratë”, thuhet në deklaratën e saj Eva Kaili.

Akuzat dyshohet se janë të lidhura me një fushatë të sponsoruar ryshfeti nga Katari, shtet në të cilin aktualisht është duke zhvilluar kampionati i futbollit, Kupa e Botës. Transmetuesi britanik BBC ka raportuar se prokurorët dyshojnë që “ky shtet i Gjirit ka ndikuar në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian për shumë muaj”.

Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”. Prokurorët në Greqi kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili. Gjashtë persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë, duke lënë në pranga vetëm 4 zyrtarë të Parlamentit Europian.

Mes katër personave të arrestuar, ndodhet edhe ish bashkëshorti italian i eurodeputetes greke Eva Kaili, ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri. Ka qenë gazeta belge ‘Le Soir’ ajo që raportoi fillimish skandalin e Katarit ku ishin bërë përpjekje për të korruptuar deputetin socialist italian i cili ishte anëtar i PE që nga vitit 2004=2009. Dy të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri.

Për skandalin reagoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila tha se akuzat ishin “shumë serioze” dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës për të mbikëqyrur bllokun.

/s.f

Next Post
Cila kombëtare do të fitojë botërorin? Sondazhi tregon preferencën e tifozëve shqiptarë

Cila kombëtare do të fitojë botërorin? Sondazhi tregon preferencën e tifozëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In