Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për manipulimin e listave zgjedhore dhe blerjen e votës në bashkinë e Vorës. Ditën e sotme organi i Akuzës, ka vendosur sekuestrimin e listave zgjedhore në këtë bashki.
Dy ditë më parë ishte policia e kryeqytetit e cila depozitoi kallëzimin dhe provat ndaj Fiqiri Ismailit i cili është kreu aktual dhe kandidati i së djathtë për zgjedhjet vendore. Sipas denoncimeve të dy qytetarëve Ismaili i kishte dhënë nga 10 mijë lekë në këmbim të votës në favor të tij.
Po ashtu edhe Sekretari i Pergjithshem i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama denoncoi disa ditë më parë shtimin e rreth 600 personave në listat e zgjedhësve të cilët nuk kanë lidhje me këtë bashki.