Edhe Presidenti i UEFA-s Mishel Planiti i është bashkuar kritikave ndaj kreut të FIFA-s Sepp Blatter lidhur me skandalin e korrupsionit që ka shpërthyer kohët e fundit.
Platini ka zhvilluar një takim sot me Blatter ku i ka kërkuar këtij të fundit që të dorëhiqet nga kandidatura e kreut të FIFA-s.
“Mjaft më! Ka ardhur koha që edhe Blatter ta kuptojë se duhet të largohet nga FIFA, sidomos pas skandalit të fundit. Në zgjedhjet e nesërme mund të them që shumë nga delegacionet do të votojnë për Princin Ali.” tha Platini









