• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali/ Dy gisht letër nga prokurori mban në burg të riun e pafajshëm

by Java News
21/11/2017 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni ‘Boom’ në Ora News ka denoncuar mbajtjen në burg të një personi të pafajshëm, duke nxjerr në pah problemet strukturave kundër krimit dhe të drejtësisë. Historia ka nisur në një fshat të Fushë-Krujës ku një i ri, Kristian Preçi, është arrestuar në orën tre të natës, i akuzuar nga deklarata e një vajze se i ka hyrë në shtëpi dhe i ka vjedhur celularin.

Me këtë deklaratë në dorë, policia ka kryer arrestimin e të riut. Sipas dëshmisë së nënës, është ushtruar edhe kontroll në shtëpi, por pa gjetur asgjë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, oficeri i policisë gjyqësore shënon në procesverbal: “Arrestimi i tij (për shtetasin Kristian Preci)u bë për arsye se më datën 11.07.2017 rreth orës 03:10 kanë hyrë në banesën e shtetasit Sh.D së bashku me shtetasin E.M dhe kanë kryer vjedhje”.

Gjithçka duket si vendim gjykate, as akuzë nuk është. Bazuar në këtë, komisariati Krujë e ka quajtur rastin arrest në flagrancë, pavarësisht se në kodin penal sqarohet më së miri se kush është arresti në flagrancë, dhe nuk ka asnjë nen që parashikon se flagranca është në gjumë, ndërkohë që personi nuk është arrestuar as me telefon në dorë, as duke vrapuar, e as nuk i është gjetur telefoni gjatë kontrollit.

“Është në gjendje flagrance ai që është kapur në kryerje e sipër të veprës penale ose ai që menjëherë pas kryerjes së veprës ndiqet nga policia gjyqësore, nga personi i dëmtuar ose nga persona të tjerë ose që është kapur me sende dhe prova e materiale, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale”, thuhet në neni 252 në kodin e procedurës penale.

Me këtë “arrest në flagrancë” është mbajtur edhe prokuroria edhe gjykata e Krujës, dhe i riu ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë prej 4 muajsh në burg.

Sigurisht që fjalët tronditëse janë ato të dejtuesit të prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, i cili gjatë një bisede pranon se vjedhja është kthyer në një fenomen, dhe ai nuk mund të lejojë që personi të lirohet se ndryshe “këtu po le jashtë një që mendohet se është autor, ne jemi të kryqëzuar nga të 14 anët”.

Pjesë nga biseda me prokurorin

Gazetarja: Cila është prova që e mban në burg, ja kjo është shumë e thjeshtë. Po më thatë një provë, unë jam shumë dakord.

Prokurori i Rrethit: Po prova është deklarata e zonjës së shtëpisë që e ka njohur vetë personin.

Avokati: Dëshmia e vajzës mund të thotë prokuroria është provë .Absolutisht jo. Ajo është një dëshmi e njëanshme. Ashtu siç ne kemi dëshminë e djalit që thotë unë nuk kam qenë në banesën e kësaj vajze.

Prokurori: Ishte filani. Tani ku ta çojmë dhe ne këtë?

Gazetarja: Më fal edhe për mua mund të thonë, unë jam në shtëpi duke fjetur gjumë dhe thonë erdhi Arjana dhe më vodhi.

Prokurori: A është dyshim ky?

Gazetarja: Po është dyshim, nuk është provë, ju thoni me këtë provë mbahet. Unë them prova, jo dyshimi?

Prokurori: Për provë se kapim dot ne, se ka çuar çështjen në gjykatë. Nuk e quan provë ti atë dëshminë e asaj zonjës së shtëpisë që e ka njohur hajdutin në shtëpi?

Gazetarja: Provë, quhet nëse ajo vërtetohet nga shenjat e gishtërinjve, nga tabulatet telefonike. Për sa kohë ne nuk kemi zbardhur akoma provat, pse duhet ta mbajmë në burg këtë njeri? Mund të kishte një masë pak më të butë, apo jo? Kjo është pyetja ime?

Prokurori: Po mirë mo tashi, se tani shiko. Kur s`i mbajmë në burg ne, ju s`lini gjë pa thënë, duke thënë që i liroi Prokuroria. Ne e kuptojmë shumë mirë atë, po duhet të kemi dhe një ndryshim të madh dhe të mentalitetit të gjithë shoqërisë. Sepse këtu po e le jashtë një që mendohet që është autor, ne jemi të kryqëzuar nga të 14-të anët. Vjedhja mund të mos jetë shqetësim fjala vjen, po e marrë në Durrës, si shembull, po për mua është shqetësim dhe unë do ta ndjek më me precedencë dhe me masa më të ashpra, sepse unë e kam shqetësim. E kam shqetësim, vjedhja këtu është shumë e përhapur.

Gazetarja: Është kthyer në fenomen?

Prokurori: Është kthyer në fenomen. Po të shikosh numrin e çështjeve të vjedhjeve është shumë i madh, dhe autorët e kapur janë shumë pak.

Gazetarja: Po është e drejtë kjo që në emër të asaj që është kthyer në fenomen, ti marrim të gjitha masat arrest me burg dhe kur ka kushte lehtësuese? Është e drejtë kjo?

Prokurori: Jo, jo , jo nuk e trajtova në atë aspekt që duhet patjetër që të jenë të tërë në burg, por natyrisht në varësi të fenomenit, përshtaten dhe masat, dhe politika që ndiqet.

Next Post
Domenech: Real Madridi nuk e sakrifikon Zidan për lojtarët

Domenech: Real Madridi nuk e sakrifikon Zidan për lojtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

February 26, 2026
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In