• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali CEZ/ Kreu i OSHEE tregon takimin me bankieren: Si u tërhoq DIA nga arbitrazhi

by Java News
09/07/2017 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardian Çela, administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, u pyet dje si dëshmitar në procesin gjyqësor në ngarkim të Kastriot Ismailajt në Gjykatën e Tiranës”.

Në këtë gjykim, Ismailaj akuzohet për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” në lidhje me çështjen “CEZ-DIA”. Dëshmia e kreut të OSHEEsë u kërkua nga pala mbrojtëse. Për gati dy orë me radhë, dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të të akuzuarit për takimin që kishte pasur në vitin 2014 me përfaqësuesen ligjore të DIA-s, Rebeka Gaskin. Njëkohësisht ai shpjegoi edhe njohjen me disa ishpunonjës të DIA-s, që sipas Ismailajt, aktualisht janë punësuar në OSHEE.

Në seancën e kaluar, Gjykata kishte vendosur të thërriste si dëshmitar në proces edhe ish-ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri. Trupi gjykues relatoi se nuk kishte përgjigje nëse dëshmitari Gjiknuri kishte marrë dijeni për njoftimin.

DESHMIA
Nga tavolina e dëshmitarit, Ardian Çela u dha përgjigje kategorike mohuese pyetjeve të të pandehurit Ismailaj, nëse gjatë ushtrimit të funksionit të administratorit të OSHEEsë të ketë prodhuar, depozituar a firmosur ndonjë dokument fiktiv, të pavërtetë, apo të falsifikuar. “Në dijeninë time, jo”, ishte përgjigjja e Çelës.

Në vijim dëshmitari shpjegoi kontaktin e tij me Rebeka Gaskin, përfaqësuesen e DIA-s, e cila u tërhoq nga Arbitrazhi kundër shtetit shqiptar. “Me DIA-n kam pasur dy momente. Unë jam emëruar në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike më 1 dhjetor 2014. Më 2 dhjetor, përmes juristit, ka ardhur një kërkesë nga Rebeka Gaskin për takim. Takimi është realizuar më 3 dhjetor 2014. Rebeka Gaskin ka sjellë një shkresë ku thoshte se Kastriot Ismailaj nuk ishte më administrator i DIA-s dhe kërkonte tërheqje pa kushte nga çështja në Arbitrazh. Dokumentacioni u shqyrtua nga grupi i juristëve dhe më pas unë e kam firmosur”, tha dëshmitari Çela. Më tej ai sqaroi se takimi ishte realizuar në zyrën e administratorit të OSHEE-së.

“Pjesëmarrës në këtë takim isha unë, juristi Rrezart Ruçi dhe Rebeka Gaskin. Nuk mbaj mend të ketë qenë njeri tjetër”, u shpreh dëshmitari.

PUNONJESIT E DIA

I pandehuri Kastriot Ismailaj i paraqiti dje dëshmitarit Çela një listë me 10 emra ish-punonjësish të shoqërisë DIA, mes tyre edhe të dëshmitarit Romeo Kara. Sipas Ismailajt, aktualisht emrat e listuar janë punësuar në OSHEE si “shpërblim” kundrejt bashkëpunimit të tyre me organin e akuzës kundër tij. Dëshmitari rrëfeu njohjen apo mosnjohjen me secilin, duke theksuar se nuk kishte dijeni nëse më herët ata kishin qenë apo jo të punësuar në DIA. I pyetur në lidhje me një kontratë furnizim-vendosje të një shoqërie të shtetasit Elvis Mataj, ish-administrator i DIA-s, Çela, tha: “Kontratat e OSHEE janë në zbatim të ligjit për prokurimet publike. Ato janë lidhur mes Operatorit dhe shoqërive, të cilat kanë përmbushur kriteret e kërkuara ligjore dhe jo me persona fizikë”./panorama

a.ç

Next Post
Shkrumbohet banesa në Pukë, 3 familje në qiell të hapur

Shkrumbohet banesa në Pukë, 3 familje në qiell të hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

February 26, 2026
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In