Avokati i dy ish-drejtuesve të CEZ, Josef Hejsek dhe Jan Ivan, ka kërkuar në gjykatë pushimin e gjykimit penal ndaj tyre.
Avokati Arben Rakipi ka deklaruar gjatë seancës së sotme se “shteti shqiptar po del gënjeshtar, pasi sipas tij marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe CEZ në pikën 12 të saj përjashton nga ndjekja penale personat dhe ish-drejtuesit e CEZ”.
Nga ana tjetër, prokurorja Antoneta Sevdari ka sqaruar se është Prokuroria ajo që vendos për ndjekjen penale.
“Të drejtën për ndjekje penale e ka Prokuroria dhe asnjë institucion tjetër”