• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali, Bashkia e Roskovecit dëmshpërblen edhe të vdekurit

by A R
14/03/2017 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorëve të tre fshatrave të bashkisë së Roskovecit u janë dëmtuart toka për shkaqe teknike, duke u bërë e pashfrytëzueshme.

Bashkia Roskovec ka vendosur dëmshpërblimin e tyre. Por në listën e dëmshpërblimit prej 21 emrash të nxjerrë në shkurt të këtij viti nga Bashkia, katër prej tyre nuk jetojnë më.

Një fakt të tillë e vërtetoi emisioni BOOM gjatë verifikimit në varrezat e fshatit.Lidhur me këtë çështje, BOOM iu drejtua Bashkisë së Roskovecit për sqarim.

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi: Së fundmi, pavarësisht shkresës suaj, ne kemi marrë një vendim në Drejtorinë e Bujqësisë që Drejtoria e Bujqësisë të bëjë një verifim terësor të tërë fshatit dhe jo vetëm kësaj që keni ju. Në atë listë aty mund të jenë disa emra që mund ti ketë bërë vetë zyra. Lidhur me personat e vdekur që mund të jenë aty, unë përsëri do ta verifikoj këtë gjë.Po të them që ka një ngërç në ligjin 7501 në mënyrën si është zbatuar, ky ligj është zbatuar në ’91.Atëherë kryefamiljarë të caktuar që kanë qenë në moshë aktive kanë përfituar sipas gjendjes familjare që kanë patur, numrit të anëtarëve të familjes. Sot pas kaq vitesh këta kryefamiljarë kanë vdekur, por përbërja familjare, personat që janë sot përfitues të asaj toke nuk kanë bërë ndarjen me vullnetin e tyre, me akt trashëgimie pranë noterit dhe sot në formularin 6 kjo tokë rezulton në emër të atij kryefamiljari që mund të jetë i vdekur. Një gjë dua të garantoj, që nëqoftëse do të ketë dëmshpërblim për këto toka, sepse akoma nuk është bërë një verifikim i saktë, të jeni të bindur që nuk do të përfitojë askush nga ata që janë në çertifikatën familjare nëqoftëse nuk bëjnë ndarjen e tokës me vullnetin e tyre të lirë. Kjo është e sigurt.

Por problematika nuk mbaron këtu. BOOM siguron projektvendimin që mban datën 14.02.2017 që lidhet me dhënien e ndihmës financiare sipas vlerave përkatëse të banorëve të njësisë administrative Kuman në të cilën bëjnë pjesë tre fshatra: Vidhishte, Marinëz dhe Kuman.

Në shkresë shkruhet që këta banorë duhen dëmshpërblyer në shifrën 291.260 lekë, ndërkohë me shkrim thuhet (një milion e dyqindenëntëdhjetëmijë e dyqindegjashtëdhjetë) lekë me TVSH.

Mbi këtë çështje, kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, shprehet: “Të jeni të bindur që ky është lapsus, nuk duhet të kishte ndodhur sepse tregon mungesë vëmendje edhe nga unë që e kam firmosur por edhe nga ata që e kanë shkruar atë. Por të jeni të bindur që do të jetë shifra e përcaktuar me shkrim. Është një shifër e njëjtë për të gjithë. Në bazë të vlerësimit që ka bërë Komisioni i ngritur nga Bashkia, këto janë shtëpi të pabanueshme dhe sipas një çmimi tavan që është miratuar në Këshillin e bashkisë, vlera përfituese është 1. 291.260 lekë për të gjithë.Është një lapsus që do të rregullohet, faleminderit për konstatimin që keni bërë.

Next Post
Metodat natyrale për të pushuar dhimbjet e fytit në pak minuta

Metodat natyrale për të pushuar dhimbjet e fytit në pak minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In