• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali, Banka pa kasaforta, u blenë 10 ditë pas zbulimit të vjedhjes

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë ditë pasi Ardian Bitraj, rrëfeu supervjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë, ky institucion ka marrë masat e menjëhershme, duke blerë dy kasaforta. Pikërisht këto kasaforta që duhet të ekzistonin në ambientet e Thesarit të Shtetit qysh prej vitit 2009, ku do të mbylleshin çelësat dublikatë të Arkës Stok dhe Arkës në Veprim, janë blerë nga banka, 10 ditë pas plasjes së skandalit të vjedhjes së 713 milion lekë të vjetra. Pas një kërkesë zyrtare nga Departamenti i Administrimit dhe më konkretisht nga drejtori Agron Skënderaga, i cili ka miratur kërkesën e sektorit teknik për blerjen e dy kasafortave me një çmim deri në 3 milion lekë të vjetra. Kërkesa është përpiluar dhe firmosur në 31 korrik 2014, ndërkohë që në 21 korrik vetë ish-përgjegjësi Ardian Bitraj tregoi skemën e vjdhjes së parave,duke nënvizuar se çelësat e dyerve i mbante gjithmonë ai, për shkak se nuk kishte një kasafortë të veçantë për mbylljen e çelësave që hapnin kasafortën e dy arkave stok dhe asaj në veprim. Dy kasafortat janë blerë me një çmim prej 990 mijë lek të vjetra secila, ndërkohë që janë tërhequr nga Departamenti i Administrimit në datën 31 korrik 2014 nga dy punonjësit e bankës të arrestuar Petrit Ramohitaj dhe Lavdim Canaj.

Fotografitë e kutive

Nga hetimi i njësisë hetimore Task-Forcë,është evidentuar se Bitraj ka mbushur me topa spangoje pjesën më të madhe të kutive të boshatisura. Një fakt i tillë është konstatuar me tabela fotografike ku 8 arkat me para të vjedhura nga Ardian Bitraj, pasi janë gjendur janë fotografuar. Oficerë të prokurorisë dhe një ekspert i policisë kriminale kanë mundur të hyjnë brenda në ambientet e Thesarit duke kryer fotografimin e asaj që Bitraj, kishte mundur të kryente për rreth 4 vite me rradhë, duke mos u zbuluar nga eprorët e tij dhe inventarizuesit e BSH. Fotografitë tregojnë se si nga arkat janë hequr shuma të konsiderueshme kartëmonedhash me prerje 5000 lekë dhe në vend të tyre janë vendosur libra dhe topa spango. Veç këtyre materiale brenda në kuti, janë futur dhe manuale që vetë banka publikon si dhe një material me mbishkrimin “Libër i përpunimit të fondeve”.

Topat me spango

Për Ardian Bitraj, e rëndësishme ishte që kutia ku mbaheshin paratë të mos mbetej bosh,pas vjedhjes që ai kryente. Në 8 arkat që eksperti i policisë kriminale Fatos Konea ka fotografuar, ka pikasur se brenda në një arkë janë futur dhjetëra topa me spango. Në këtë arkë nuk është gjetur asnjë kartëmonedhë, pasi e gjitha ishte mbushur me topa spangoje.Në fotografimin që eksperti i bën të gjitha arkave del se në disa prej tyre janë futur dhe materiale të tjera si broshura të ndryshme, manuale, fletë palosje dhe libra. Të gjitha fotot janë pasqyruar në një tabelë fotografike nga eksperti i policisë kriminale, duke ia referuar më pas atë njësisë hetimore Task-Forcë, që drejton hetimet për skandalin e vjedhjes së 713 milardë lekëve të vjetra nga dega e Thasarit të Shtetit në Linzë. Fotografitë tregojnë se shumica e arkave të vjedhura nga Ardian Bitraj, janë të përgjysmuara nga lekët, ndërkohë në disa prej tyre nuk është gjetur asnjë kartëmonedhë. Në disa foto, Bitraj shfaqet duke u dalë nga ambjentet e zyrës së tranzitit të arkave, me një thes plastik të mbushur me para.

shqiptarja.com/d.i.

 

Next Post

Abuzonte me vajzën dhe e kërcënonte me djegie, dënohet me 10 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In