• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali, akuzohet se mashtroi me fushatë bamirësie dhe përfitoi 2.2 mln euro! Prokuroria dënon me burg influenceren e famshme

by Os De
25/11/2025 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Milanos ka kërkuar një dënim prej 1 viti e 8 muaj burg për influencuesen e njohur italiane Chiara Ferragni, e akuzuar për mashtrim të rënduar në kuadër të gjykimit të shkurtuar që po zhvillohet ndaj saj dhe dy personave të tjerë. 

Çështja lidhet me rastet e reklamimit të supozuar mashtrues të “Pandoro Pink Christmas” dhe vezëve të Pashkëve. 

Sipas prokurorëve Eugenio Fusco dhe Cristian Barilli, bazuar në hetimin e kryer nga njësia ekonomiko-financiare e Guardia di Finanza, gjatë viteve 2021–2022, Ferragni dyshohet se ka mashtruar ndjekësit dhe konsumatorët, duke përfituar padrejtësisht rreth 2.2 milionë euro. 

Autoritetet pretendojnë se çmimi i produkteve të promovuara nuk përfshinte donacionet për bamirësi, ndonëse fushatat publicitare jepnin përshtypjen e kundërt. 

Ferragni ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe sot, në një seancë me dyer të mbyllura, ka dhënë: “Gjithçka e kemi bërë me mirëbesim, askush nga ne nuk ka përfituar.” 

Përveç Ferragni-t, prokuroria ka kërkuar edhe 1 vit burg për Francesco Cannillo, president i Cerealitalia-ID, si dhe 1 vit e 8 muaj për Fabio Damato, ish-bashkëpunëtor i influencueses. 

Skandali i mashtrimit me Chiara Ferragnin 

Sipas prokurorisë, influencerja dyshohet se ka mashtruar konsumatorët dhe, përmes dy fushatave tregtare, ka përfituar padrejtësisht rreth 2.2 milionë euro, si dhe përfitime të pallogaritshme “nga ekspozimi i imazhit” të saj. 

Në veçanti, fushata në bashkëpunim me kompaninë Balocco dyshohet se ka mashtruar “një numër të papërcaktuar blerësish”, të cilët besuan se duke blerë produktin Pink (një lloj ëmbëlsire) me çmimin 9.37 euro, në vend të 3.68 eurove të produktit të zakonshëm, do të kontribuonin në mbledhjen e fondeve për spitalin Regina Margherita në Torino. 

Sipas prokurorisë, marrëveshja ishte ndryshe: kompanitë e Ferragnit kanë arkëtuar pak mbi një milion euro për promovimin në Instagram të kësaj nisme bamirësie, ndërkohë që Balocco kishte vendosur të dhuronte 50.000 euro për spitalin, një shumë e cila nuk kishte lidhje me volumin e shitjeve. 

 

 

Next Post
Disa zona të Tiranës mbeten pa ujë/ Shkak rrëshqitja e masivit shkëmbor në digën e Bovillës

Disa zona të Tiranës mbeten pa ujë/ Shkak rrëshqitja e masivit shkëmbor në digën e Bovillës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In