Bisedimet mes Klubit të Deputetëve të Shkupit dhe ndërkombëtarëve dyshohet se përgjohen.
Mediat maqedonase hedhin dyshimin e rëndë se, takimet mes deputetëve nuk mbeten të fshehta, pasi përgjohen nga qeveria.
“Alsat M” mëson nga burime të ndryshme brenda bisedimeve, se edhe ndërmjetësi i deleguar nga Komisioni Evropian, Piter Vanhautte, ka reaguar ashpër disa ditë më parë, duke fajësuar përfaqësuesit e partisë maqedonase në pushtet për regjistrimin e paligjshëm të zyrave ku zhvillohen bisedimet.









