Skandal/Dosjet e pjesëtarëve të FSK-së në dorë të shërbimeve sekrete serbe
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Haxhi Shala, ka folur për raportimin e medieve se Shërbimi Serb i Ushtrisë ka në dorë dosjet e pjesëtarëve të FSK-së. Ai ka thënë se informatat mund të kenë rrëshqitur nga zëvendësministri i komunitetit serb në ministri të FSK-së. Aktualisht në ueb faqe të kësaj ministrie nuk figuron ndonjë emër i ndonjë zëvendësministri të komunitetit serb. Këtë pozitë para shtatorit të vitit 2013 e ka mbajtur Sllavisha Filipoviq. Pas tij në këtë pozitë ish- kryeministri Hashim Thaçi kishte emëruar Jasmina Vasiq, transmeton Koha.net.
Shala nuk ka përmendur emër, vetëm se iu ka referuar zëvendësministrit serb nga radhët e komunitetit serb. “Ka mundësi që të kenë rrëshqitur, sepse ai është zëvendësministër dhe zëvendësministrat kanë të drejtë të kenë informacione për gjithçka në secilin institucion”, është shprehur Shala.









