Dy lojtarë të Premier League janë arrestuar pasi akuzohen për përdhunim. Futbollistët, emri dhe skuadra në të cilët ata luajnë nuk është bërë e ditur, janë të moshës 19 vjeç.
BBC News raporton se lojtarët janë liruar me kusht pasi dhanë dëshminë në polici. Sipas raportimeve të mediave të huaja, lojtarët janë pjesë e të njëjtit klub që nuk pranoi të komentojë mbi akuzat.
Akuzat u raportuan fillimisht nga gazeta “The Sun”, e cila tha se sulmi i supozuar ndodhi të premten. Nuk dihet akoma nëse lojtarët janë pezulluar nga klubi ku bëjnë pjesë apo për një vendim të tillë pritet përfundimi i hetimeve të policisë.
/a.r