Një skandal është shënuar ditën e sotme në radhët e bluzave të bardha, ku drejtori i Qendrës Shëndetësore ka rrahur me grushte infermieren e Urgjencës. Ngjarja ka ndodhur në Fan të Mirditës, ku mësohet se sherri që nisi për çështje pune degjeneroi në grushte.
Sipas policisë, në orën 08.00 për probleme pune janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin drejtori i QSH Fan, Gj.Ll me infermieren e Urgjencës M.P.
Mësohet se ata kanë goditur dhe dëmtuar njëri-tjetrin përveç grushteve edhe me sende e mjete të tjera rrethanore që kanë pasur pranë.
Nga goditjet të dy kanë marrë dëmtime të lehta. Nuk ka ende të dhëna zyrtare rreth shkakut të kësaj përplasjeje fizike mes drejtorit dhe infermieres. Ndërkohë që policia bën me dije se kanë filluar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.









