• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skandal në Kosovë, 9 policë nën hetim për seks me dy vajza të mitura

by
01/07/2015 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëntë zyrtarë të Policisë së Suharekës po hetohen se kanë gisht në skandalin e dyshuar të abuzimit seksual me dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeç.

Njëri dyshohet për “Abuzim seksual”, disa për “Fshehje të të bëmave të kolegut” e një është pezulluar për “Ushtrim të ndikimit tek viktima”. Ndërkohë, lista e të dyshuarve mund të zgjatet.

Dy vajza të mitura dyshohet se po abuzoheshin seksualisht nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në kohën kur familjet kishin kërkuar nga Policia që t’i gjente ato, pasi i kishin raportuar të zhdukura.

Rreth këtij skandali, Inspektorati Policor i Kosovës është duke hetuar së paku nëntë policë. Njëri prej tyre dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 14 dhe 15 vjeçaren, dhe një tjetër se e ka ditur për këtë veprimtari të paligjshme dhe të tjerë se janë munduar të ndikojnë tek viktimat, në mënyrë që të miturat të mos raportonin për abuzimin e tyre seksual në disa motele në Suharekë dhe përreth.

Siç tregojnë për “Zërin” burime pranë Hetuesisë, e tërë ngjarja ka nisur më 9 qershor kur 14 vjeçarja, me prejardhje nga një fshat malor i komunës së Suharekës, ishte raportuar si e zhdukur nga gjyshja e saj. 58 vjeçares i kishte ardhur mbesa nga Italia për pushime dhe e njëjta për një javë nuk ishte kthyer në shtëpi.

E mitura është gjetur gati një javë pas lajmërimit të Policisë për zhdukjen e saj. Saktësisht, më 16 qershor e mitura është gjetur në motel “Flamuri”, në Grejkoc të Suharekës. Në momentin e gjetjes ajo kishte qenë e shoqëruar nga një mashkull nga po i njëjti fshat.

Vajza ishte marrë në pyetje nga Policia dhe kishte treguar për “aktivitetet” e asaj jave. Ajo kishte treguar se ka pasur marrëdhënie seksuale me dia persona në mesin e të cilëve edhe me rreshterin e Policisë së Kosovës Sh.S. 38 vjeçar.

Vajza kishte treguar se gjatë aktiviteteve të saj kishte pasur edhe shoqe. Në mesin e tyre kishte qenë edhe në 15 vjece nga një fshat tjetër, gjithashtu i komunës së Suharekës. Edhe kjo është gjetur nga Policia ditën e njëjtë në vila “Aroma” që gjendet në fshatin Reshtan të po kësaj komune.

Dy të miturat kanë dhënë deklarata në Polici, ndërsa e përbashkëta e deklaratës së tyre është një person – rreshteri SH.S.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nente-police-te-kosoves-nen-hetime-per-seks-me-dy-vajza-14-dhe-15-vjecare-112383/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Next Post

Ngjela: Nëse Berisha nuk e heq Bashën, PD do humbasë më thellë në 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

Çarje në rrugën Qukës–Qafë Plloçë, paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve

January 23, 2026
Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

Flota amerikane drejt Iranit. Sa afër është sulmi?

January 23, 2026
Protesta e 24 janarit, “blindohen” dyert e kryeministrisë

Protesta e 24 janarit, “blindohen” dyert e kryeministrisë

January 23, 2026
IA rrezikon 60 % të vendeve të punës/ Eksperti: Brenda 4-5 viteve, nuk do jetë e largët as për Shqipërinë

IA rrezikon 60 % të vendeve të punës/ Eksperti: Brenda 4-5 viteve, nuk do jetë e largët as për Shqipërinë

January 23, 2026
Princit Harry i përgjigjet Trump për NATO-n në Afganistan: Shërbeva atje dhe humba miq

Princit Harry i përgjigjet Trump për NATO-n në Afganistan: Shërbeva atje dhe humba miq

January 23, 2026
Digjet një mjet i parkuar në Rrëshen, dyshohet se zjarri ka qenë..

Digjet një mjet i parkuar në Rrëshen, dyshohet se zjarri ka qenë..

January 23, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

January 23, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Pse protestat e Beogradit dhe Bangladeshit janë kundër Berishës

January 23, 2026
U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

January 23, 2026
“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In