Kompania gjermane që menaxhon çokollatat e famshme Mars dhe Snickers ka tërhequr nga tregu të gjitha këto produkte. Shkak është bërë një analizë që ka dalë në konkluzionin se në brendësi të tyre janë gjetur copa plastike.
Autoritetet ende nuk kanë dalë në një vendim përfundimtar, ndërkohë që kompania distributore u ka bërë thirrje të furnizuarve që ta dorëzojnë mallin.