Skandal në doganën e Durrësit, skanohen dhe ushqimet, rrezik nga rrezet
Bizneset shqiptare kanë vënë alarmin pasi Dogana e Durrësit kalon në skaner edhe ushqimet. Sipas bizneseve ky skanim është kundër rregullave të sigurisë ushqimore, pasi kur produktet skanohen marrin rreze të dëmshme. “Në skaner kalojnë mishi, peshku dhe të tjera produkte duke marrë rreze. Në asnjë vend të BE-së nuk bëhet skanimi i ushqimeve”, deklarojnë pronarët e këtyre bizneseve ushqimore. Ata kërkojnë kryerjen e analizave laboratorike por jo skanim. “Për ushqimet të kryhen analizat laboratorike. Ushqimet kontrollohen nga AKU e shërbimi veterinar”, shprehen ata.









