Skandal në Champions League, tifozët polakë tregojnë mesazhin kundër Kosovës! Klubi serb i falenderon

Mbrëmë në Poloni, në stadiumin e Poznan u zhvillua ndeshja mes Lech Poznan dhe Crvena zvezdës (1-3) në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Champions League.

Ekipi serb fitoi në fushë, por ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte një baner skandaloz që u shfaq nga tifozët e pranishëm.Tifozët polakë shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe flamurin serb.

Mediat në Serbi i thurën lavde këtij veprimi skandaloz, duke thënë se tifozët polakë e kanë fituar simpatinë e tyre me këtë veprim. Jo vetëm kaq, në kanalet e komunikimit, Crvena zvezda ka postuar një foto të banderolës dhe ka falenderuar tifozët e Lech Poznan.

Këto veprime skandaloze janë bërë të zakonshme sa herë që një skuadër serbe luan ndeshje ndërkombëtare.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.