Skandal në Beograd, hiqet flamuri i Kosovës në Kongresin e UEFA-s

Flamuri i Kosovës u ngrit në Beograd për herë të parë në histori, këtë të mërkure, në kongresin e 49-të të UEFA-s.

Federata e Futbollit të Serbisë ditën e sotme ka hequr flamurin dhe nëpërmjet një komunikate, i ka kërkuar falje tifozëve.

“Kongresi i 49-të i UEFA-s po zhvillohet sot në Beograd, një nga ngjarjet më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kongresi organizohet nga UEFA, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë mirëpret figurat më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe botë.

Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd. Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, thuhet në komunikatën e Federatës serbe të futbollit.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com