• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandal! I mituri humb jetën në aksident, ekspertët nxjerrin fajtor 5-vjeçarin. Shoferi i dehur lihet i lirë!

by A R
19/01/2022 01:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i gjykatës për shoferin që përplasi për vdekje vogëlushin 5-vjeçar duket se i ka pezmatuar po aq sa ditën kur ndodhi ngjarja familjarët.

Kadri Malka nga Korça ankohet në emisionin Fiks Fare për mënyrën si është hetuar dhe gjykuar aksidenti në të cilin mbeti i vdekur nipi i tij 5 vjeçar.

Nipi i tij u përplas për vdekje në vitin 2017 në Kombinat. Vogëlushi përfundoi poshtë gomave të një furgoni duke pasur goditje të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Por aktet e ekspertimit të bëra mbi ngjarjen flasin ndryshe dhe të dyja fajtor nxjerrin të miturin 5 vjeçar.

Z. Malka thotë se ka pasur shkelje në mënyrën e hetimit të ngjarjes. Ai u shpjegon gazetarëve se janë bërë dy akte ekspertimi. Në aktin e parë të ekspertimit thuhet se fëmija është futur në mes të gomave të furgonit, por nuk pati dëmtime të rënda. Në aktin e dytë thuhet se koka e fëmijës u gjet pas gomës së furgonit, por serish jo shumë e dëmtuar.

Dhe sipas këtij akti goma ka bërë një gjysmë rrotullim mbi kokën e fëmijës dhe sipas ekspertëve koka e të miturit vetëm është gërvishtur. Gjithashtu këta ekspertë dalin në përfundimin se ka qenë një tjetër mjet që ka goditur fëmijën me pasojë vdekjen, dhe që është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë që shoferi i cili ishte në gjendje të dehur u la i lirë pikërisht nga ky akt ekspertimi dhe nuk pati asnjë pasojë ligjore.

“Por si nuk mund të dëmtojë shumë goma e një furgoni kur të kalon sipër kokës ?” pyet me të drejtë gjyshi i 5 vjeçarit të ndjerë. Gjithashtu ai shpjegon se në aktin e ekspertimit thuhet se shoferi ishte i dehur, por po ecte me shpejtësi 20 km në orë dhe ka frenuar. Distanca e frenimit është shënuar 1.9 metra gjë që s’mund të ndodhë. Por mbi të gjitha thotë z Malka në aktet e ekspertimit thuhet se ka qenë fëmija që ka shkelur ligjin! ” Se si mund të shkel ligjin një fëmijë 5 vjeç e 7 muaj kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës” thotë qytetari nga Korça .

Duke kërkuar drejtësi z .Malka u është drejtuar të gjitha instancave ligjore të shteti dhe përgjigjia që ka marrë është se akoma nuk është gjetur makina që ka goditur fëmijën. Për këtë arsye i ka shkuar një shkresë Komisiaritit nr 6 në Tiranë nga prokuroria për gjetjen e automjetit që shtypi fëmijën. Dhe në pritje të përgjigjes nga komisariati prokuroria ka pezulluar hetimin.

Dy aktet e ekspertimit e nxjerrin fëmijën në dy pozicione të ndryshme. Sipas tyre shkak i aksidentit ka qenë një tjetër automjet dhe jo shoferi apo furgoni që fëmija ju gjet afër gomës. Gjykata ka vendosur rikthim të hetimit. Prokuroria pas vendimit të gjykatës ka pezulluar çështjen duke ngarkuar Komisiariatin nr.6 të gjej shoferin tjetër që sipas tyre ka goditur fëmijën.

/a.r

Next Post
moti

Ngricat “mbërthejnë” vendin ditën e sotme/ Parashikimi i motit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In