• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skandal financiar në PD/ Florian Xhuti zhduk milionat e teserave

by
26/07/2015 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal financiar përfshin Partinë Demokratike dhe pikërisht Sektorin e Organizimit. Në numrin e llogarisë të PD, mungojnë milionat e teserave të antarësisë. Bëhet fjalë për të gjithë strukturat që u pajisën me tesera të reja në vitin 2011.

Në atë vit, PD filloi një proces për kartat e reja të antarësisë. Procesin e printimit dhe shpërndarjes së teserave e drejtonte pikërisht Florian Xhuti, specialist organizimi në PD, i zhdukur pak kohë më parë për shkak se nuk mori asnjë post në parti dhe i rikthyer tashmë po si specialist organizimi, raporton Cityfm. Në vitin 2011, Partia Demokratike filloi procesin e paisjes me karta të reja antarësie ose sic quhen ndryshe tesera. Dega e Tiranës në atë kohë pothuajse e kreu të plotë këtë proces, ndërsa degët e tjera pjesërisht. Cdo pagesë për teserat e reja që prodhoheshin derdhej tek Florian Xhuti.

Ky ishte edhe personi përgjegjës për printimin dhe shpërndarjen. Ka dhjetra raportime kur anëtarë të PD kanë paguar lekët në dorë tek Florian Xhuti dhe nuk kanë marë asnjë mandat. Burime nga PD theksuan, se për këtë skandal, i cili është dhjetra milionë lekë, ka edhe shkresa zyrtare dhe raportim te kreu i ri i PD Lulzim Basha. Kjo e gjitha është bërë nga punonjësit e financës të cilët kanë konstatuar se lekët që mbidheshin nga teserat nuk derdheshin as në arken e partisë dhe as në numrin e saj të llogarisë. Të njëjtat burime theksojnë se janë printuar mijëra tesera të reja antarësie dhe duke llogaritur shumën për 500 lekë të reja që paguhej për teserën, totali është dhjetra e dhjetra million leke. Mësohet të jenë printuar gati 50 mijë tesera antarësie që kanë një vlerë prej 250 milion lekë.

Por, saktësohet se jo të gjitha degët që kanë marë teserat kanë derdhur lekët pranë organiimit sipas totalit të kartave të antarësisë të printuara që kanë tërhequr. Dega e Tiranës ka qenë më kryesorja e këtij procesi në vitin 2011 dhe vjedhja më e madhe e fondeve apo zhdukja e tyre nga Florian Xhuti është bërë pikërisht nga të ardhurat e siguruara në këtë degë. Kjo për faktin se është më e madhja në vend dhe procesi i printimit për kryeqytetin ecte me rritëm më të lartë për shkak të kërkesave. Xhuti është një nga njerzit e organizimit të PD prej disa kohësh. I njohur si figurë që më shumë se si specialist organizimi ka shërbyer për manipulime në zgjedhje degësh, apo më keq akoma shumë prej strukturave e akuzojnë për klientelizëm, përjashtim dhe përcarje të tyre.

TEMA

Next Post

FOTOT/ Njihuni me saunën më të madhe në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In