Faqja zyrtare në internet e komunës Likovë në Maqedoni, është e mbushur me përmbajtje për të rritur. Siç mund të shikoni fotot më poshtë, edhe në faqen zyrtare në Facebook, komuna ka njoftuar faqen e saj zyrtare në internet, komunaelikoves.com. Por kur klikon te kjo faqe siç mund ta provoni këtu, dalin imazhe dhe video me përmbajtje për të rritur.
Ky fakt skandaloz, duket se ka vënë në lëvizje autoritetet e komunës të cilat pasdite kanë hequr emrin e domainit të faqes duke e zëvendësuar atë me komunaelikoves.gov.mk, siç mund ta shihni këtu, ku ka përmbajtjen e rregullt zyrtare.
Komuna e Likovës (në Maqedoni dhe Kosovë edhe bashkive u thonë komuna) gjendet në veri të Maqedonisë, e cila shtrihet në sipërfaqe prej 270 km2, me mbi 30.000 banorë, me 23 vendbanime prej të cilave 11 fshatra fushorë dhe 12 fshatra malorë, kurse popullata kryesisht është shqiptare.











