Pija aloolike, Birra “Peja” ka zgjedhur që promovimin e produktit të saj alkoolik ta bëjë me simbole të cilat zgjojnë remineshenca me fushatat naziste. Gazeta Blic, ka arritur ta sigurojë vetëm një nga disa reklamat e saj të vendosura përgjatë rrugëve të vendit, ku shihet se pranë shishes të mbështjellur me mbishkrim “Birra Peja”, ndodhet edhe një dorë e ngritur pak lartë, që ndryshe njihet si përshëndetje naziste e cila përdorej gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton gazetablic.com. Ajo që edhe më shumë tmerron është gjetja “Salute” e cila edhe sot e kësaj përdoret në Itali por jo me krahun e hapur që i bie të jetë një “kombinim” perfekt gjermano-italian- nga Koalicioni mes Hitlerit e Musolinit.
Nëse Birra Peja dhe sidomos reklambërësit e saj e kanë bërë me qëllim këtë katrahurë prej reklame- mbetet të shihet ditët në vijim. Sidoqoftë, në një vend normal europian një reklamë e tillë jo vetëm që do të ndalohej të publikohej por prodhuesit në fjalë edhe do dënoheshin me gjoba të rënda.










