Në një kohë kur në mediat online qarkulloi një lajm se kryeministri për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë kishte anuluar takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nuk ishte i pranishëm në seancën plenare apo dhe mungesa në takimin me socialistët e Elbasanit, vjen një sqarim nga Edi Rama.
Ky i fundit në një konferencë nga Ohri me gazetarët shqiptar, tha se nuk ka probleme me shëndetin. Mes të tjerash ai tha se i vinte keq që çështja e shëndetit të tij bëhej diskutim nga ata që kanë humbur pushtetin.
“Më vjen keq që shëndeti im është shpresa e atyre që humbin pushtetin. Skam probleme shëndetësore. Edhe sikur të kisha, besoj se nuk është kjo një rrugë fortë e respektueshme për të bërë politikë”, tha Rama.
g.kosovari











