Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
Nga dosja e publikuar në media mësohet se, sekretarja e gjykatës ka dëshmuar se, pasi Astrit Kalaja shpalli vendimin, palët po largoheshin nga salla, përveç Elvis Shkambit.
Sipas saj ai iu afrua podiumit të magjistratit dhe e qëlloi një herë me armë teksa gjyqtari tentonte të shkonte drejt dhomës së këshillimit.
“U ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor”, citohet të ketë deklaruar ajo, teksa autori i është drejtuar se nuk ka gjë më të.
Më tej, sekretarja tregon se autori nisi të qëllojë sërish ndaj gjyqtarit.











