• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ka më shaka me kolaudimin”, Rama publikon shifrat: Në 15 ditë ‘ngelën’ 3,454 mjete

by A R
20/06/2021 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të diel, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të bëjë një pasqyrim të procesit të kolaudimit të automjeteve. Kështu, sipas kreut të qeverisë, që nga rinisja e këtij shërbimi janë testuar 15,167 mjete.

“Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat: 10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%), 1,156 autobusë (8%), 3,179 Kamionë (21%), 617 Rimorkio (4%), 120 Motomjete (0.8%), 32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)”.

Sa i përket mjeteve që nuk kanë mundur ta kalojnë kontrollin teknik, Rama thotë se ato janë 3,454.

“3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar! 2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave! 667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve! 180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!”

Rama paralajmëron se nuk do të ketë më “shaka” me kolaudimin, ndaj ka dhe një apel për të gjithë shoferët.

“Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi! Kodi Rrugor, neni 71, pika 5 dhe neni 78, pika 4 ju bëjnë direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale! Penalizimet: Masa, gjoba, pezullim licencash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi! S’ka më “shaka” me kolaudimin!”.

/a.r

Next Post
SHBA: Vendimet në Iran mbi çështjet bërthamore vazhdojnë t’i takojnë Khameneit

SHBA: Vendimet në Iran mbi çështjet bërthamore vazhdojnë t’i takojnë Khameneit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In