Unai Emery i ka dhënë Granit Xhakës rolin e kapitenit të parë të Arsenalit.
Trajneri spanjoll, pasi mori drejtimin e ekipit londinez në vitin 2018, ka bërë rotacion në rolin e kapitenit me 5 futbollistë: Laurent Koscielny, Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka.
3 të parët nuk janë më futbollistë të Arsenalit, duke lënë vetëm Ozilin dhe Xhakën si kandidatë. Mesfushori gjerman ka bërë fare pak për të bindur Emeryn se e meriton një vend titullari këtë sezon, duke lënë vetëm Xhakën si kandidat.
Sipas BBC, Emery ka vendosur që Xhaka të jetë kapiten i përhershëm dhe të lërë mënjanë rotacionin e shiritit.
Duhet theksuar fakti se Xhaka ka qenë kapiten i Arsenalit në të gjitha ndeshjet e luajtura në këtë sezon. /l.m