• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ka më arsye për mësim me dy turne”/ Veliaj dhe Kushi përurojnë shkollën e re “Murat Toptani” në Selitë

by Java News
22/09/2021 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar rindërtimi i shkollës “Murat Toptani” në Selitë e cila u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa na ndajnë pak dita nga nisja e vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi uruan 360 nxënësit që do ulen rishtazi në shkollën 3 herë më të madhe se ajo që kishin.

“Sot kemi një gëzim shumë të madh. Mezi pres që këtë investim ta kthejmë në një etalon se çfarë mund të bëhet me hapësirën publike kur investohet me pasion. Kjo ka qenë e gjitha një zonë informale, dikur një fermë bujqësore, por sot ka ndryshuar shumë. Tirana është urbanizuar, qyteti ka ardhur deri në këto limite dhe pyetja është: A e kemi mundësinë të investojmë me të njëjtin standard dhe cilësi, siç bëhen shkollat në bllok, edhe në periferi? Përgjigja është po! Për këtë e kam zemrën plot me gëzim,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se tashmë nuk ka asnjë arsye për dyndjen e fëmijëve në të njëjtat shkolla dhe as për mësim me dy turne.

“Zakonisht vektori ka qenë për të shkuar drejt qendrës. Fëmijët përditë torturoheshin për të shkuar te shkollat në qendër. Kjo është arsyeja pse një pjesë e atyre shkollave kanë qenë me dy turne. Sot që kemi shkollën “Murat Toptani”, që është 3 herë më e madhe nuk ka pse fëmijët të humbasin orë të tëra në trafik, në një kohë që mund ta shfrytëzojnë për t’u bërë basketbollistë të mirë, të mësojnë piano, apo kitarë,” tha ai.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh se komuniteti ka nevojë për shumë shërbime, por shkolla është gjithmonë e para.

Duke falënderuar Bashkinë Tiranë për kontributin që jep për shkollat dhe mirëmbajtjen e tyre, ministrja Kushi shtoi gjithashtu se të gjitha shkollat e reja që po ndërtohen me programin e rindërtimit kanë standardet më bashkëkohore, me hapësira më të mëdha, më komode, laboratorë, palestra e biblioteka.

“Por, për një arsimim cilësor nuk mjafton vetëm infrastruktura cilësore, duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të mirë dhe të përkushtuar, ashtu siç duhen edhe tekste shkollore cilësore dhe programe të përshtatura me zhvillimet e kohës. Prandaj, të gjithë siç jemi, të angazhohemi fort që të punojmë pa u ndalur për t’i rritur dhe edukuar sa më mirë fëmijët tanë,” tha ministrja Kushi.

Veliaj e quajti këtë vit, vitin historik për shkollat në kryeqytet.

“Ne hapim mbi 10 shkolla dhe dy kopshte të reja në të gjithë cepat e Tiranës, në periferi, në fshat dhe në njësitë urbane. Për këto 10 shkolla dhe dy kopshte besoj që do hyjmë në histori, si viti që kemi hapur më shumë institucione arsimore se 101 vjet të Tiranës kryeqytet,” deklaroi ai.

g.kosovari

Next Post
Apeli i Dr. Pëllumb Piperos: Uji i detit vërtetë i lufton infeksionet, por harroni ‘shkuma party’!

EKSKLUZIVE / Pipero: Çfarë tregojnë shembujt në botë për rolin e vaksinimit deri më sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In