Joël Guerriau, një senator francez, është arrestuar dhe është marrë në pyetje. Anëtari i partisë së Horizons dyshohet se ka droguar një deputete me qëllim “përdhunimin ose sulmin seksual” ndaj saj.
Këtë informacion e ka bërë të ditur Prokuroria Publike. Deputetja është ndjerë i keq pasi ka pirë një gotë verë në shtëpinë e Guerriau dhe testet mjekësore kanë zbuluar substancën ektazi, e cila është gjetur edhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit.
Gruaja, një deputete e Asamblesë Kombëtare, identiteti i së cilës nuk dihet, ka denoncuar në polici.
Për hetimin nuk ka nevojë të bëhet një kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar të senatorit 66-vjeçar.
Me profesion bankier, Joël Guerriau është zgjedhur anëtar i Senatit francez në vitin 2011 dhe është Sekretar i Senatit dhe Zëvendës Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme./m.j