• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’ka kërcënime për Bashën, por roja shtesë e kryedemokratit quhet Ilir Meta

by Java News
17/06/2019 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është hera e parë që krerët e opozitës kërcënohen në këtë vend. Pas 21 janarit 2011, një grup i ashtuquajtur i Kitarave, i çoi Edi Ramës një SMS me tone kërcënuese, sipas të cilit  ai do ta paguante djegien e një makine të këtij grupi, gjatë protestës së asaj dite. Ngjarja menjëherë u fry dhe Ndrea Prendi thirri në zyrë Fetiun, rojën historike të Ramës për t’i dhënë lajmin, vetëm 24 orë para se PS të organizonte marshimin e heshtur para Kryeministrisë me 28 janar 2011. Jo vetëm kaq. Rreth orës tre të mëngjesit, drejtues të lartë të policisë, kaluan rrugën që ndante Drejtorinë nga pallati ku jetonte çifti Rama dhe trokitën vetë në derën e tij. Organet e sigurisë u treguan aq “inteligjente” sa ia shitën këtë informacion amerikanëve aq të ekzagjeruar, sa Ambasadori Arvizu e përdori këtë “kërcënim” për të frenuar Ramën, që “së paku ai vetë, të mos dilte në protestë”.

Dihet se çfarë ndodhi më pas. Rama doli në marshimin funebër, i veshur me një pallto të gjatë gri, ku dukej qartë jeleku anti-plumb poshtë. Marshimi nuk u sabotua dot sepse sigurisht asgjë nuk ndodhi atë ditë.

Gjithashtu edhe Lulzim Basha mori një kërcënim dhe atëherë ai në fakt i pranoi pa bërë zë dhe zhurmë. Truprojat e tij të shtuara i qëndruan gjatë atij, pasi vijoi edhe fushata elektorale. Po çfarë ka ngjarë kësaj radhe? Cila është e vërteta? Përse Gaz Bardhi dhe Ilir Meta nxituan ne garë se kush shqetësohej më shumë për sigurinë e Bashës? Çfarë informacioni ka Bendo dhe Lleshaj për kërcënimin e sigurisë së Bashës?

Në fakt po thuajse asgjë të re. Në kuadër të një situate të tensionuar politike dhe meqë dy palët flasin për përplasje, Garda e Republikës dhe Ministria e Brendshme kanë menduar t’i shtojnë zotit Basha rojet, ashtu siç kanë bërë edhe me personalitetet e tjera. Për zotin Basha për të shmangur keqkuptimet, është tentuar edhe një komunikim informal. Është thirrur truproja kryesore e tij, që është edhe punonjës i Gardës dhe i është njoftuar një masë e tillë dhe arsyet përse. Një burim i lartë në Ministrinë e Brendshme, i pohoi RealStory.al se nuk ka asnjë kërcënim serioz apo konkret ndaj zotit Basha.

Dhe këtu fillon pjesa tjetër e historisë. Sekretari i Përgjithshëm Bardhi, bën një letër që e shpërndan në media, për të goditur kështu Qeverinë dhe për ta bërë atë të duket intimiduese ndaj Bashës, 4 ditë para protestës së thirrur prej tij. Më pas, Ilir Meta, që si lider de facto i Opozitës, thërret me urgjencë kreun e SHISH dhe të Gardës (duhet të kishte thirrur Lleshajn në fakt) për të kërkuar më shumë informacion. Por informacion nuk ka. Ka vetëm një zhurmë, që nuk është e paprecedentë, siç thotë Gazi. Përkundrazi precedenti është në 2011. Por nëse autoritetet do ishin treguar më pak të kujdesshëm, nuk kishte përse ministri i brendshëm, t’i jepte rëndësi një njoftimi formal. Atë mund ta bënte Komandanti i Gardës apo shumë shumë Drejtori i Policisë. Ose ndonjë nga ata që ishin dje drejtues të Policisë në kohën kur “kërcënohej” Rama dhe ministër i brendshëm ishte Lulzim Basha, dhe që janë kthyer sërish sot, sërish në të njëjtat pozita. Tonin Vocaj për shembull. Ose edhe Met Rrumbullaku. Meqë edhe bota është e rrumbullakët, megjithëse asnjëherë nuk rrotullohet njësoj.

Gjithsesi lajmi i mirë është që Lideri i Opozitës është kaq i fortë sot, sa të sfidojë Prokurorinë megjithëse është i pandehur, një shans që Fatos Nano nuk e pati kurrë. Lajm i mirë është që Lideri i Opozitës sot, nuk ka përballë një kryeministër që e kërcënon me 5 snajperë nëse i afrohet zyrës së tij. Dhe sot, ndryshe nga Rama dje, Lideri i Opozitës e ka një bodigard personal që e ruan nga gjithçka, bile edhe nga vetja e tij. Ai quhet Ilir Meta. (Realstory.al)/l.m

Next Post
Lojërat Olimpike Europiane/ Presidenti i dorëzon flamurin ekipit Kombëtar

Lojërat Olimpike Europiane/ Presidenti i dorëzon flamurin ekipit Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In