• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“S’ka drejtësi, më vjen neveri kur dëgjoj politikanët”, i vranë të birin për kondicionerin, babai rrëfen dhimbjen

by
22/03/2021 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte gushti i vitit 2019, kur 26-vjeçari Indrit Çelaj kishte dalë për të punuar në kryeqytet si në çdo ditë tjetër të tij. Fati e deshi që të ishte në vendin dhe në kohën e gabuar. U gjend në vilën e familjes Kusi për të montuar një kondicioner që rrjedhjen e një tubi e pagoi me jetën e tij.

Më i madhi nga djemtë e familjes, Griseldo Kusi, e qëlloi me një plumb në kokë. Për ngjarjen u arrestua dhe djali tjetër i familjes, Albani, babai i tyre, Bujari, dhe 3 punëtorë.

Vrasja e tij duke qenë krejt i pafajshëm tronditi opinionin publik dhe shumë më tepër familjen e 26-vjeçarit që kishte thurur ëndrra për ta veshur djalin dhëndër. Pas rreth 18 muajsh hetim dhe gjykim, organi i Akuzës kërkoi për autorin kryesor të kësaj vrasje 21 vite burg, duke i pranuar edhe gjykimin e shkurtuar.

Kjo ishte një vrasje e dytë për babain e Indrit Çelajt. Nga studio e emisionit “Me zemër të hapur, në News24, Batjar Çelaj tregoi se si i ka kaluar këto muaj pa të birin, ku shpresë të vetme kishte vendosjen e drejtësisë. Çfarë provash ka prokuroria që lehtësoi pozitat e të akuzuarit? Ndiqni rrëfimin:

 

 

Batjari: Lajmin e pretences për vrasjen e djalit e mora vesh nga televizori. Gruas i ra të fikët. Nuk kemi më besim nga drejtësia. Kemi kërkuar edhe sendet personale të djalit. Nuk na i kanë dhënë. Po flasim me avokatin.

Evis Ahmeti: Sa vlen jeta e një njeriu në Shqipëri?
Batjari: Këtu nuk kam asnjë lloj shprese, s’ke ku të kërkosh një të drejtë. Më vjen neveri kur shoh politikanë që flasin. Më morën djalin në atë moshë e pa asnjë faj. Sindikatat duhet të kishin reaguar. Shteti duhet të reagonte. Jam i vetëm në këtë betejë. Kisha shpresë vetëm te ky gjyq. Politika thotë rinia të kthehet në Shqipëri. Ku të kthehet? Kam hetimin paraprak. Mirë që e vranë djalin, por e mbajtën edhe 4 orë aty. Si akuzohen të tjerët për moskallëzim krimi.

Evis Ahmeti: A e ke takuar prokurorin?
Batjari: Jo. Kam kërkuar ta takoj, por s’ka pranuar. Edhe policisë i kam kërkuar të më japë patentën e djalit dhe telefonat. Kam qenë në gjyq, kemi kundërshtuar gjykimin e shkurtuar.

Evis Ahmeti: Si e përjetove kur dëgjove pretencën?
Batjari: Nuk e dua më jetën. Ç’është ky shtet? Kujt ti drejtohem. Një herë në 24 orë ushqehemi sa për të mbajtur frymën gjallë, se nuk na bën zemra. E kisha djalin të shkëlqyer. Punonte dhe nuk i binte njeriu në qafë. Nuk thoshte një herë një fjalë të pisët. E bëra 2 metra dhe ma vranë kot. As në kanun nuk lejohet ta vrasin brenda shtëpisë./ b.h

Next Post
Aksident në Rrugën e Kombit, dyshohet se ka humbur jetën një person

Fëmija 6 vjeç aksidentohet nga një automjet, dërgohet me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In