• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“S’ka dialog pa Asociacion”/ Vuçiç vendos shtatë kushtet për qetësimin e raporteve me Kosovën! Okupimi i Veriut, “blof” i mediave serbe

by S T
13/09/2024 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për, siç ka thënë ai, “problemin e Kosovës”, teksa ka paralajmëruar marrjen e masave për këtë gjë.

“Nuk ekziston ai mrekullibërës që mund t’u sjellë serbëve një zgjidhje të mirë për Kosovën. E pranoj. Edhe pse jam presidenti që ka zhvilluar më së shumti bisedime”, ka thënë Vuçiç në një fjalim drejtuar popullit, të paralajmëruar ditë më parë.

Sipas një dokumenti që u është shpërndarë mediave para nisjes së fjalimit të presidentit serb, Serbia kërkon “heqjen e pasojave kryesore të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pavarësisht se prej dy ditësh në mediat serbe raportohej se një nga skenarët e asaj që Vuçiç do të komunikonte sot, ishte okupimi i Veriut të Kosovës, diçka e tillë duket se nuk ka ndodhur.

Shtatë kërkesat e Serbisë

E para është shpallja dhe mbajtja e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të OSBE-së dhe kontrollin e Bashkimit Evropian.

Sipas Vuçiqit, Serbia kërkon kthimin e serbëve në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës për Veri. Kjo, siç u theksua, do të zbatonte nenin 9 të Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013.

Serbia gjithashtu kërkon kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në pozitat gjyqësore.

Kërkohet edhe tërheqja e forcave speciale të policisë së Kosovës nga “bazat dhe postblloqet e ndërtuara ilegalisht” në veri të Kosovës.

Kërkohet edhe tërheqja e tyre nga të gjitha institucionet “që ofronin shërbime jetike publike dhe administrative për qytetarët nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme të tyre në vitin 2024”.

Beogradi kërkon gjithashtu formimin “urgjent, të menjëhershëm dhe përfundimtar” të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe “pa lojëra të mëtejshme politike”.

“Sepse neve e kemi të qartë se për 12 vjet ka qenë vetëm një lojë që është përdorur për të fituar kohë, me qëllim që Asociacioni të mos formohet kurrë dhe të hiqen të gjitha të drejtat e serbëve përveç kësaj”, thuhet ndër kërkesat që iu shpërndanë mediave para fjalimit të Vuçiqit, raporton REL.

Gjithashtu kërkon “zbatimin e menjëhershëm të garancive të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së nga 28 dhjetor 2022 dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të cilët janë arrestuar nga policia e Kosovës për “aktivizimin e tyre demokratik, qytetar apo politik, veçanërisht ata që u arrestuan për pjesëmarrje në protesta/barrikada paqësore”.

Serbia kërkon gjithashtu ofrimin e “menjëhershëm” të transaksioneve të pagesave të papenguara dhe shërbimeve postare në dinarë.

Këto kërkesa, siç u tha, do të përcillen në aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare në kuadër të sistemeve të OKB-së dhe OSBE-së, si dhe në “ngritjen e vetëdijes për shkeljen e të drejtave të njeriut të serbëve brenda Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut”

Siç theksohet, ky është “parakusht i domosdoshëm për një përparim të kuptimshëm” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas dokumentit, Beogradi do të nisë, “fushatë globale diplomatike” për të arritur plotësimin e kërkesave.

Pak para adresimit të Vuçiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia, në vend që të pendohet për krimet që ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ka vendosur të përsërisë kërcënime dhe ultimatume ndaj Kosovës, në koordinim me Rusinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovë është “tejet dëshpëruese”, por që Kosova nuk trembet nga kërcënimet.

“Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi. /Telegrafi/

Next Post
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Altin Dumani ka fituar betejën, por luftën e ka përpara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In