• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

S’ka armëpushim!/ SHBA vendos veto në OKB, Izraeli urdhëron banorët e Gazës të largohen

by Java News
10/12/2023 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flakët e zjarrit dhe tymi u panë mbi kufirin Izrael-Gaza në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Izraeli urdhëroi banorët të largoheshin nga qendra e Gazës dhe goditi gjatësinë e enklavës gjatë natës, pasi Shtetet e Bashkuara përdorën veton e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur aleatin e tyre nga kërkesa për armëpushim.

Izraeli tha se kanë vrarë të paktën 7,000 militantë të Hamasit. Numri zyrtar i vdekjeve në Gaza, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë në enklavën e drejtuar nga Hamasi tejkaloi 17 mijë e 700 të shtunën, me mijëra të zhdukur dhe të supozuar të vdekur nën rrënoja.

Ministria thotë se rreth 40% e viktimave janë fëmijë. Izraeli filloi fushatën e tij për të asgjësuar sundimtarët e Hamasit të Gazës pas sulmit më 7 tetor, ku u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 240, sipas të dhënave izraelite.

Kryeministri izraelit Netanjahu e ka vlerësuar si korrekte veton e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj rezolutës së OKB.

“Unë e vlerësoj shumë qëndrimin e duhur që SHBA mbajti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Vendet e tjera duhet të kuptojnë se është e pamundur të mbështetet eliminimi i Hamasit në njërën anë dhe në anën tjetër të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, çka do ta parandalonte eliminimin e Hamasit. Prandaj, Izraeli do të vazhdojë luftën e tij të drejtë për ta zhdukur atë dhe për të arritur qëllimet e tjera të luftës që kemi përcaktuar.”

Ndërkohë, duke folur gjatë ceremonisë së hapjes së Forumit të Dohas në Katar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha gjithashtu se situata humanitare në të gjithë Rripin po bëhet më e rëndë.

“Po përballemi me një rrezik të madh të kolapsit të sistemit humanitar. Situata po përkeqësohet shpejt në një katastrofë me implikime ndoshta të pakthyeshme për palestinezët në tërësi dhe për paqen dhe sigurinë në rajon”, tha Guterres.

Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët, por ende mbështet qëndrimin e tij se nga armëpushimi Hamas do të përfitonte.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti veton e Uashingtonit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të hedhur poshtë votimin që mbështeste një rezolutë humanitare të armëpushimit, duke thënë se Izraeli do të vazhdojë luftën e drejtë për të eliminuar Hamasin.

/f.s

Next Post
“Mbreti i mashtrimit global”/ Lufta e Spanjës për të ekstraduar biznesmenin shqiptar nga Dubai

"Mbreti i mashtrimit global"/ Lufta e Spanjës për të ekstraduar biznesmenin shqiptar nga Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In