Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka dhënë komentet e tij të para publike që nga fillimi i luftës në Iran.
Ai theksoi se “gjithçka është mirë në Emiratet e Bashkuara Arabe”, pavarësisht se ndodhen në “kohë lufte”, duke dhënë edhe një paralajmërim për Iranin, pasi ky i fundit ka kryer sulme ditët e fundit pas goditjes nga SHBA e Izraeli.
“Mos u mashtroni nga pamja e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lëkurë të trashë dhe mish të hidhur – ne nuk jemi pre e lehtë. Ne do ta kryejmë detyrën tonë ndaj vendit tonë, popullit tonë dhe banorëve tanë që janë gjithashtu pjesë e familjes sonë“, tha ai.











