• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’jemi në situatën që të tregojmë kush e ka fajin”/ Gazetarja: Duhen masa të rrepta, Shqipëria do ja dalë më mirë se Italia

by Java News
10/03/2020 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën ”Opinion” në Neës24 ka foluar në lidhje me koronavirusin në Shqipëri.

Xhunga është shprehur se media ka një rol kyç sa i përket situatës për mos përhapur lajme të rreme apo video tmerruese që mund të përhapin panik.

Po ashtu gazetarja shton se Shqipëria duhet të marrë masa të ashpra dhe ka besimin se do ja dalë më mirë se Italia në këtë ”luftë” siç e konsideron ajo.

”Kur flasim qetësohemi dhe zbrazemi. Kemi frikë dhe mos kalojmë në panik.
Mund të shkojmë është e vërtetë dhe një dorë të madhe ka media. Duhet të bëhemi të përgjegjshëm, jo vetëm profesionalë por dhe qytetarë. Ta kuptojmë që është shtëpia jonë. Bashkë do ja dalim. Sepse nuk kemi një jetë të dytë, këtë që kemi ta mbrojmë.

Që në Shqipëri ka 10 vetë është një lajm që do ta japësh patjetër, ku e kanë marrë ku ndodhen. Mos shpërndash lajem të rreme, video tmerruese, lajme që përhapin panik.
Të thonë tani mos prek fytyrën, unë e kam mendjen tani vetëm të prek fytyrën. Pra ka ndryshuar edhe komunikimi. Rolin kryesor tani e ka qeveria dhe shteti. Të të them po menaxhohet keq, kujt i shërben kjo. Gjëja më e rëndë është të trembemi dhe të shkojmë në spital të bëjmë analizat.
Unë kam qenë si të gjithë ne që e kishim marrë njëçik lehtë. S’do ndodhë, s’do vijë tek ne.
Italisë i ndodhi, Italia nuk ja doli, nuk e menaxhoi mirë. Nuk ja doli si Kina, sepse Kina kishte diktaturë. Në këto momente mos gjejmë vetëm të drejtat tona por edhe detyrimet tona.
Politikanët e tjerë janë të detyruar që të lehtësojnë qytetarët dhe të bashkëpunojnë me qeverinë. Të thonë të lajnë duart, qëndro 1 metër larg, mos u puth e mos u përqafo me njerëzit, ruaj veten dhe jetën tëndë. E ke bërë si qytetar detyrën po i ke bërë këto.

Fëmijët janë më të zgjuar se ne. Gjërat që nuk i kisha bërë unë i bëri vajza ime. Fëmijët janë më pak inforantë se ne.
Ne kemi besim se punë e madhe se hajde ndodhi një gjë hajde qajmë hallet. S’mund t’i them unë dikujt rri në shtëpi. Më pëlqeu vendimi i qeverisë që një prej prindërve të jetë pushim.

Kur them unë mos përhap panik, këto janë këshilla konstruktive. Jam kundër faktit të shahemi dhe të përlahemi se kush e ka fajin, nuk jemi në një situatë të tillë.
Shiko edhe mund ta bëjmë këtë analizë, mos i humbasim vetes kohë për të mos marrë masa të tjera. Jemi ende në kohë për të marrë masa më të rrepta. është luftë dhe jo sfidë, është luftë për jetën. Duhet të jemi luftëtarë dhe duhet të vendosim me kë do jemi me virusin apo me jetën. A mund ta shfrytëzojmë këtë moment që të ndihmojmë njëri- tjetrin, fëmijët mos panikosen.
I lutem atyre që japin rroga në këtë vend mos i vonojnë rrogat në këtë moment. Njerëzit duhet të mbajnë rezerva ushqimore por me se do i blejnë po s’ka rroga. Të fitojnë dhe ata që nuk munden, jemi në një moment të vështirë dhe nga kjo dilet vetëm bashkë, jo veç e veç.

Me thënë të drejtën unë s’po arrij t’i qetësoj njerëzit e afërt, por po i shqetësoj më shumë. Nuk besoj tek maska, nuk besoj që të ndihmon. Prindërve jam munduar t’i shpjegoj që t’i sillja ushqimet unë në shtëpi dhe ajo mos dilte, por nuk ja kam dalë. Maska nuk besoj që të mbron.
Unë them që njerëzit mbi 65 vjeç të karantinohen. Madje edhe ata që mund të punojnë në shtëpi. Për çfarë do dalë për shembull mami im për të folur me shoqen. Le të flasë në shtëpi.

Besoj që fëmija është më e ndjeshme dhe inteligjente. Janë më të zhvilluar prej shkollës. Vajza më thotë që njerëzit përpara koronavirusit ishin kështu, kurse tani kanë frikë.
Rreziku më i madh është nëse trembemi. A do të mbarojë me ardhjen e verës nuk e dimë. Jo të gjithë virologët janë në një mendje, mund të zgjasë dhe disa muaj apo dhe dy vjet. Ne dimë vetëm si të mbrohemi. Si mund të ruajmë vetëdijen, për mos i komunikuar ankth dhe panik. Të jetosh jetën tënde deri në fund është të mos kesh frikë.
Ndodhi dhe tërmeti, pati diell pas tunelit. Gjithë shqiptarët u gëzuar kur bota na u ofrua ishte afër dhe që do të na ndihmojë.
Kam një besim që ne jemi vend më i vogël se Italia dhe kam besimin se do ja dalim më mirë se ata.
Do doja më shumë masa të rrepta për ata që nuk e kuptojnë dhe që ja përhapin tjetrit virusin.”- tha Rudina Xhunga.

g.kosovari

Next Post
Rama, me maskë në mbledhjen e qeverisë: Basha gënjen! Kush i solli dhe historia e skadencës…

Rama, me maskë në mbledhjen e qeverisë: Basha gënjen! Kush i solli dhe historia e skadencës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

2026 nis me stuhi dimërore, Porja: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

December 31, 2025
Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

Viti 2025, zv.Guvernatorja: SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, çmimet rriten me…

December 31, 2025
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

“E vendosim ne se kush do iki apo do qëndrojë në Gjermani”/ Merz: Kujdesemi për sigurinë tonë

December 31, 2025
Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

December 31, 2025
Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

December 31, 2025
Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

December 31, 2025
Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

December 31, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Albin ‘Baba’ fitoi, e dinë në Kosovë se kujt i thonë ‘babë’ shqiptarët?!

December 31, 2025
Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

December 31, 2025
Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com