• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’jemi në garë me Berishën”, sekretari ligjor i PD: Përgjegjësi e tij nëse Shkodrën ia jep Ramës në pjatë floriri

by Java News
20/01/2022 23:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paria Demokratike, ajo që njihet si zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars në bashkitë pa kryetarë.

Këto zgjedhje vijnë në PD, pas muajsh krize të brendshme, ndërkohë që edhe grupi i Sali Berishës ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Në një intervistë për “Log.” me Endri Xhafon, Indrit Sefa, Sekretar për Çështjet Ligjore në selinë blu tha se do të nisin konsultimet dhe me partitë aleate. Ndërkohë, që duket se Berisha i ka nisur më herët, Sefa tha se nuk është çudi, pasi sipas tij gjasat janë që ka pasur një rakordim mes tij dhe presidentit Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.

“Problemi është që Berisha ka 4 muaj që qëllim e vetëm të tij ka përçarjen e PD për interesat e tij personale. Nuk është çudi që ai mund të jetë koordinuar me Metën për caktimin e kësaj date zgjedhjesh. Ata kanë një rakordim të paktën që nga 8 janari kur doli mesazhi që kishte shkëmbyer me një anëtar të foltores.

Ne nuk kemi asnjë lloj problemi për tu konsultuar për datën, e rëndësishme është që presidenti u konsultua me qeverinë. Për ne nuk ka asnjë lloj problemi detyra jonë është që të marrim pjesë në zgjedhe. Këto zgjedhje janë për qytetarët.

Patjetër që nuk na bën çudi që është konsultuar më parë se ka pasur informacion më përpara. Ne do të konsultohemi me aleatët. Kemi treguar me fakte që kemi bërë marrëveshje me aleatët”, u shpreh ai.

I pyetur se përveç aleatëve historikë mund të përfshijë konsultimi edhe Komisionin e Rithemelimit, me qëllim bashkëpunimin, Sefa shprehet kategorikisht kundër Sali Berishës që sipas tij këto muaj ka punuar për përçarje.

“Së pari, PD është e hapur me të gjithë anëtarët dhe ata që kërkojnë të kontribuojnë për të hyrë në zgjedhje. Ne nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojnë me ata që kanë qëllim përçarjen e opozitës. Patjetër që çdo grup i partive aleate është i mirëpritur. Ne jemi shumë ata demokratë për të qenë prezent në këtë proces. Kryesitë dhe degët janë në një rol aktiv në përzgjedhjen e kandidatëve. Këto konsultime janë të hapura dhe çdo kandidaturë është e mirëpritur për tu vlerësuar”, tha ai.

Sefa thotë më tej se PD do të futet në këto zgjedhje për t’i fituar të 6 bashkitë. Sipas tij këto janë zgjedhje për qytetarët dhe  nuk i konsiderojnë si mundësi për të mundur Sali Berishën. Ndërkohë që Shkodra është bastion i së djathtës, Sefa nuk heziton ta thotë se Berisha për të përçarë më tej PD-në mund t’ja dhurojë Ramës në “pjatë floriri”, siç e quan ai.

“Edi Rama ka përdorur të gjithë taktikat dhe nuk e ka marrë. Shkodra është bastion i PD. Detyra jonë është të nxjerrim një kandidat të mirë. Nëse Sali Berisha për të përçarë opozitën arrin t’ja shërbejë Shkodrën Ramës në pjatë floriri është përgjegjësi e tij.

PD hyn në garë për ti fituar të gjashta. PD ka shanse shumë të mira në të gjitha bashkitë. Kemi shanse të mira edhe në Vorë. Kemi shanse shumë të mira në Lushnje,  ku është përgjysmuar bashkia për shkak të korrupsionit.

Këto janë zgjedhje për qytetarët. Këto nuk janë zgjedhje politike, por administrative. Detyra është që të zgjidhen kandidatët më të mirë. Ne nuk hyjnë më zgjedhje për të mundur Berishën por për tu dhënë alternativë qytetarëve”, deklaroi Sefa./m.j

Next Post
moti1

Zonat ku do ketë reshje dëbore/ Parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In